SPORT

Infarkt në qendrën stërvitore të Totenhemit, vdes ish-futbollisti i kombëtares angleze

13:12 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ugo Ehiogu, ish-futbollisti i kombëtares angleze ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme. 44-vjeçari, i cili aktualisht ishte trajner i skuadrës U-23 të Totenhemit, pësoi infarkt mëngjesin e djeshëm, në një nga fushat e qendrës stërvitore të skuadrës londineze.

Ai mori menjëherë ndihmën e stafit mjekësor të Totenhemit dhe më pas u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte sulmit në zemër.

Ish-qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur 4 ndeshje me kombëtaren angleze, la pas gruan dhe djalin e tyre të vetëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.