SPORT

Liga e Kampionëve/ Hidhet në Nion shorti i gjysmëfinales, ja përballjet

13:07 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Finalisti i parë drejt Kardifit do të përcaktohet pas dy ndeshjeve derbi në Madrid, teksa Reali dhe Atletiko do të përballin sërish njëri-tjetrin, një sfidë që në Ligën e Kampionëve përsëritet për të 4-tin vit radhazi.

Ndeshja e parë do të luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ajo e kthimit në “Vinsente Kalderon”.

Ndërkohë, përballja tjetër do të jetë ajo mes Monakos dhe Juventusit. Takimi i parë do të luhet në stadiumin “Luis II” në principatën e Monakos, ndërsa sfida e kthimit në Itali në “Juventus Stadium”.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit më 9 dhe 10 maj.

Liga e Kampioneve – Shorti i gjysmëfinaleve

REAL MADRID – ATLETIKO MADRID

MONAKO – JUVENTUS

Statistikat në përballjet direkte

Atletiko Madrid – Kundër Real Madrid: Luajtur 7, Fitore 1, Barazim 2, Humbje 4, Golavarazhi 5-10

Juventus – Kundër Monako: Luajtur 4, Fitore 2, Barazime 1, Humbje 1, Golavarazhi 7-4

Monako – Kundër Juventus: Luajtur 4, Fitore 1, Barazime 1, Humbje 2, Golavarazhi 4-7

Real Madrid – Kundër Atletiko Madrid: Luajtur 7, Fitore 4, Barazime 2, Humbje 1, Golavarazhi 10-5


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.