SPORT

Majlinda Kelmendi Kampione Europe, mund rusen Kuznetsova

12:03 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar për herë të tretë në karrierën e saj medaljen e artë europiane, pasi mundi në finale rusen Alesia Kuznetsova, në aktivitetin i cili po zhvillohet në Varshavë. Ashtu siç parashikohej, Kelmendi, Kampione Bote dhe Olimpike në fuqi, ka dominuar garën për peshën deri në 52 kilogramë, duke vendosur për herë të tretë në qafë medaljen e artë, pas atyre të siguruara në vitet 2014 dhe 2016.

Ndërkaq, një paraqitje shumë të mirë dhe një tjetër medalje për Kosovën ka siguruar edhe Nora Gjakova. 24-vjeçarja ka arritur të fitojë të bronztën pasi ka mundur bullgaren Ivelina Ilieva.

Kjo është medalja e dytë e bronztë për Gjakovën që garon në peshën deri në 57 kilogramë, pas asaj që fitoi një vit më parë në Kazan të Rusisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.