Aktualitet

Parandalohet krimi në Shkodër, qëllon 3 herë me armë drejt 26-vjeçares, arrestohet Alfred Jakaj

21.04.17 gsh.al

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga policia në Malësinë e Madhe, ndërsa në pranga ka rënë një person.

Motivi i pronësisë duket se ka qenë dhe shkaku i konfliktit mes shtetases M. J., 26 vjeçe dhe Alfred Jakaj, 35 vjeç në fshatin Lohë e Sipërme të Malësisë së Madhe.

Jakaj ka kanosur për jetë 26-vjeçaren, duke qëlluar tre herë me armë zjarri ndaj saj.

Policia është nisur drejt vendngjarjes, sapo ka marrë njoftimin duke bërë të mundur arrestimin e Jakajt dhe sekuestrimin e pushkës gjysëmautomatike.

Materialet e përgatitura për këtë hetim iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë̈ publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *