POLITIKË

Tahiri të rinjve: Me 18 qershor ose të futemi të gjithë në çadër, ose…

11:58 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Kamëz. Duke ju referuar çadrës së opozitës, Tahiri deklaroi se ata nuk duan zgjedhje pasi duan destabilitet dhe kërkojnë të mbajnë peng Shqipërinë. ”Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet”, nënvizoi kreu i PS-së Tiranë.

Tahiri i bëri thirrje të rinjve të Kamzës të marrin në dorë fatin e tyre në mënyrë që të bëjmë të gjithë bashkë Shqipërinë që duam. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës u shpreh optimist se të gjithë bashkë do të kthejnë faqen e historisë për Kamzën. ”Kamza ka mbetur peng 20 e kusur vite, por unë kam bindjen që kjo skuadër fituese që jeni këtu, bashkë me Sadriun, në 18 qershor do ktheni faqen e historisë për Kamzën” theksoi ndër të tjera Tahiri.

“Ka ca që nuk duan zgjedhje fare, sepse nuk duan të përballen me të vërtetat. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan destabilitet. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan ta mbajnë peng Shqipërinë. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë gjyqtarët e korruptuar, sesa ju! Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë pushtetin e tyre, sesa pushtetin tuaj, pushtetin që ju takon ju. Ka ca që nuk duan zgjedhje, se duan karrigen e tyre, nuk duan mirëqenie dhe punësim për ju.

Por në 18 qershor këto rrugë do ndahen. Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet.

Kush është sot 25 vjeç, ka lindur duke pasur Saliun në qeveri, në vitet ’90-të. Dhe është akoma sot që do të mbajë peng Shqipërinë. I njëjti njeri. Ne na duhet që ju, pikërisht ju, të rinjtë, të marrin në dorë fatin e tyre.

Një gjë është të rrini para televizorit dhe të shikoni sherrin në parlament apo të shikoni sherrin te çadra, apo të shikoni këdo që do të mbajë peng Shqipërinë, dhe një gjë tjetër është të vendosni të lëvizni vetë! Të lëvizni vetë, të dilni, të bëheni bashkë, të flisni me këdo që ka mundësi t’ju dëgjojë, të bindni këdo që ka arsye mjaftueshëm t’ju kuptojë. Dhe të bindni këdo që realisht beson se ka fuqi mjaftueshëm për ta bërë Shqipërinë. Dhe unë nuk kam asnjë diskutim që ju, këtu në Kamëz, bashkë me Sadriun, bashkë me këdo që angazhohet këtu, ju mund të ktheni faqen e historisë për Kamzën. Kamza ka mbetur peng 20 e kusur vite, por unë kam bindjen që kjo skuadër fituese që jeni këtu, bashkë me Sadriun, në 18 qershor do ktheni faqen e historisë për Kamzën” u shpreh Tahiri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.