Tech

Trafiku i drogës, “blindohet” porti i Durrësit. Kamionët shoqërohen me polici ngado

09:30 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Klodiana HAXHIAJ

Blindohet” porti i Durrësit. Pak ditë pas arrestimit të 19 policëve dhe doganierëve që akuzohen se lejuan kalimin e mbi 10 tonëve kanabis në Itali, janë shtuar kontrollet në këtë port. Mësohet se të gjithë kamionët e ngarkuar me mallra të ndryshme për eksport po kalojnë në “sitën” e policisë. Kjo ka çuar në krijimin e një situate të paprecedentë, pasi që prej dy ditësh, dhjetëra kamionë janë të bllokuar në portin e qytetit bregdetar si rezultat i procedurave të gjata të kontrollit. Burime nga porti i Durrësit dje bënë me dije se asnjë mjet nuk do të dalë pa skanim dhe kontroll të imtësishëm nga Policia Kufitare. Si rezultat i këtyre procedurave, trageti i Ankonës është nisur me 3 orë vonesë nga porti i Durrësit mbrëmjen e së mërkurës. Me 4 orë vonesë janë nisur edhe dy tragetet e Barit, por edhe këta nuk kanë marrë të gjithë kampionët që kanë si destinacion vendin fqinj. Ndërkaq, paniku dhe frika ka mbërthyer oficerët e policisë dhe doganierët e Durrësit. Ata kanë ashpërsuar kontrollet nga frika se mund të përfundojnë në pranga si ish-kolegët e tyre. Por, shtimi i kontrolleve ka penalizuar biznesmenët. Ata pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se kanë nënshkruar kontrata për dorëzimin në kohë të mallrave dhe se vonesat kanë kosto dhe u shkaktojnë humbje në vlerën e mijëra eurove.

POLICIA

“Nuk ka më kontroll në bazë të riskut, por të gjitha mjetet pa përjashtim do t’i nënshtrohen kontrollit. Mbrëmë (të mërkurën) kishim 170 kamionë, sikur të llogarisim minimalisht 10 minuta kontroll për secilin mjet duhen 1700 minuta, ose 28 orë kohë për t’i kontrolluar të gjithë. Kur koha fizike mungon, policët nuk firmosin për daljen e asnjë mjeti nga terminali dhe nisjen e tyre në Itali pa kontroll fizik”, tha kreu i Policisë Kufitare të portit të Durrësit, Boge Bodini. Sipas tij, infrastruktura portale nuk e ndihmon aspak Policinë Kufitare. “Skanimi është rreth 1.5 km larg nga kontrolli kufitar dhe policia është e detyruar që të shoqërojë çdo kamion që bën skanimin deri në hyrje, pasi gjatë rrugës ekziston rreziku që shoferët të fusin drogë në mjet pasi kanë marrë fletë kontrollin e skanimit. E gjithë procedura kërkon kohë. Në fundjavë, kur numri i kamionëve dyfishohet, atëherë bëhet edhe më shumë kaos. Nga 150 deri në 250 kamionë nisen për eksport çdo ditë në Itali, me tragetet e linjës”, u shpreh Bodini.

BIZNESI

Operatorët e biznesit vendës janë vënë para një situate shumë të vështirë. Kjo për faktin se subjektet eksportues kanë nënshkruar kontrata për dorëzimin e mallit dhe për çdo vonesë ka kosto reale për ta. Bizneset kanë bërë skanimin në doganë dhe presin që të bëjnë kontrollin fizik të mjetit nga policia, pasi kanë prerë biletë trageti dhe kanë bërë të gjithë ‘chekup’-et. “Nuk duam të dimë nëse ka apo jo kontrolle, ne duam një klimë të mirë për aktivitetin tonë. Me taksat tona paguhen policët, doganierët dhe sigurojmë të ardhura për shtetin, ndaj duhet të merren masa për zgjidhjen e kësaj situate që është krijuar”, pohuan operatorët e biznesit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.