AKTUALITET

VENDIMI/ Mark Frroku dënohet me 7 vite e 6 muaj burg për pastrim parash

14:47 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mark Frroku është shpallur sot i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë, por është dënuar për pastrim parash me 7 vite e 6 muaj burg dhe ndërtim pa leje.

Frroku u dënua për, “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë”. Gjatë të hetimeve të kryera, bazuar në kallëzimin penal të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), shtetasi Mark Frroku akuzohet se nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë në vlerë mbi 2 milion dollarë (saktësisht 209.627.218 lekë të reja).

Ai u dënuar gjithashtu për “Ndërtim të paligjshëm”. Sipas prokurorisë, më datë 12.04.2015, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore te Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane është konstatuar se në rrugën e Durrësit, pranë Bllokut të Ambasadave, mbi një ndërtim ekzistues 4 katësh, plus një shtesë një kat në të gjithë sipërfaqen e ndërtimit i cili rezulton të jetë ish Hotel Pensioni, po kryheshin ndërtime pa leje konkretisht shtesë anësore një kat. Nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet e para hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat e faktit, është kërkuar informacion nga institucionet shtetërore kompetente dhe nga administrimit i të gjithë këtyre akteve ka rezultuar se:

Shtetasi Mark Frroku me anë të kontratës noteriale Nr. 4238 rep dhe 2384 kol, datë 01.09.2014, ka blerë disa prona të paluajtshme si truall, apartamente, njësi biznesi dhe garazhe nga shtetasi Tom Doshi, ku vlera e përgjithshme e kontratës është rreth 740.000.000 (shtatëqind e dyzetëmilion) lekë të reja. Me anë të kësaj kontrate deputeti Mark Frroku ka blerë dhe pasurinë, e cila është një sipërfaqe trualli 314 m2. Mbi këtë sipërfaqe trualli është ndërtuar ndërtesa 4 katëshe ish Hotel Pensioni, dhe mbi këtë ndërtesë ekzistuese është shtuar edhe një kat shtesë, si dhe është bërë edhe një shtesë 1 katëshe anësore e cila është pa leje ndërtimi. Kjo provohet dhe nga procesverbali Nr. 26 datë 14.04.2015 i Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar si dhe nga shkresa Nr. 230 prot datë 21.04.2015 e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ku kërkohet mbështejta e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për ekzekutimin e vendimit për prishje objekti të kundërlgjshëm shtesë anësore 1 kat, me subjekt Mark Frroku.

Nga hetimi ka rezultuar se  kjo shtese anësore nuk ka qenë e ndërtuar në kohën e blerjes së këtij objekti , por është ndërtuar pas blerjes së tij nga shtetasit Mark Frroku, i cili  ka aplikuar për legalizimin e këtij ndërtimi  pa leje të organeve kompetente në zyrat e ALUINZI-t Tiranë në datën 24.11.2014

(në përditësim)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.