Kryesore

VIDEO/ Pasojat e ‘masakrës së Vlorës’, ja pamjet e rënda brenda në lokal

10:28 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ditë pas masakrës në Vlorë, ku mbeti i vrarë një i ri dhe u plagosen 3 të tjerë, gazetari Enrik Mehmeti sjell pamje të lokalit ku ndodhi ngjarja. Pamjet e rënda tregojnë përmasat e krimit.

Viktima Ergys Gjioveshaj dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit.

Një person i armatosur ka qëlluar pikërisht drejt tavolinës ku ndodhej ky i fundit.

Ergys Gjioveshaj është një emër i njohur për policinë e Vlorës. Në vitin 2011, ai u arrestua në Vjenë nga Interpoli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2010. E ndërsa nga Gjykata e Vlorës ishte dënuar me 12 vite  burg për vrasje të kryer në moshën 16-vjeçare.

Përplasja në vitin 2000

Në vitin 2000, teksa udhëtonte me një autoveturë tip Mercedes Benz 240 së bashku me mikun e tij Florian Meçe, ishte përfshirë në një konflikt me shtetasin Muharrem A, i cili drejtonte një kamion dhe gjendej nën shoqërinë e Laert Alushit.

Ata u përplasën verbalisht përballë shkollës “Qemal Ataturk”.

Rreth një orë më pas, shtetasi Laert Alushi takon Florian Meçen dhe i kërkon sqarime për sharjet që i kishin bërë Muharrem A. Debati tensionohet.

“Bashkë do ta zgjidhin ndryshe”, i kishte thënë asokohe Floriani atij.

Në mbrëmje, së bashku me Ergys Gjioveshajn ata e qëllojnë Laert Alushin.

Fillimisht viktima përleshet me Florian Meçen.

Ndërsa Ergys Gjioveshaj kishte marrë një automatik që e mbanin në makinë dhe i ka drejtuar armën Alushit.

Ai i është drejtuar shokut të tij duke i thënë: “Lëre Lani, lëre, hapu”.

Floriani e ka shtyrë Alushin, duke i thënë Ergysit: “Na, bjeri”.

Një breshëri automatiku e kap në këmbë dhe në trup, duke e lënë të vdekur në vend.

Florian Meçe u dënua me 22 vjet burg, ndërsa Ergys Gjioveshaj me 12 vjet burg në mungesë, pasi ishte i mitur.

Pas vrasjes kishte mundur të arratisej në Itali dhe më pas në Austri ku edhe u kap.

Dyshimet

Policia e Vlorës dyshon se motivi i vrasjes mund të jetë hakmarrja.

Mirëpo, disa dëshmitarë thanë se mbrëmë  gjithçka ndodhi pas një konflikti për muzikën, në lokalin e natës ku ai gjendej i shoqëruar bashkë me Artan Lukën, e cila mbeti e  plagosur.

Ndërsa dy të plagosurit e tjerë, Arsonel Llanaj punonte si kamarier në lokalin me muzikë live, ndërsa Florjan Hila ndodhej një tavolinë larg Gjioveshajt.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.