Kryesore

Zbulohet foto, ja kush është 33-vjeçari, Ergys Gjioveshaj i ekzekutuar mbrëmë në Vlorë

15:00 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ky është personi që mbeti i vdekur mbrëmë në lokalin “Fiks Fare” pranë ‘Lungomares’, ku si pasojë e një përplasje me armë mbetën të plagosur edhe tre të tjerë. Gazetari i “GSH” dhe “News 24”, Enrik Mehmeti ka siguruar fotografinë e viktimës.

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë, pikërisht në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ka tronditur jo vetëm qytetin e Vlorës, por edhe mbarë opinionin publik.

33-vjeçari, Ergys Gjioveshaj, duket se ka qenë dhe objektivi i atentatit, ku një person i armatosur ka qëlluar drejt tavolinës ku ndodhej ky i fundit.

Dyshohet se ekzekutimi ka ndodhur për hakmarrje.

Ergys Gjioveshaj nuk është një emër i panjohur për policinë e Vlorës. Në vitin 2011, ai u arrestua në Vjenë nga Interpoli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2010. Ndërkohë që nga gjykata e Vlorës ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje të kryer në moshën 16-vjeçare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.