Aktualitet

Zbulohet magazinë droge në Mirditë, arrestohet 30-vjeçari me 19 kg kanabis

21.04.17 gsh.al

Policia e Mirditës ka zbuluar një magazinë droge, dhe gjithashtu është bërë e mundur arrestimi i 30-vjeçarit  banues në Mirditë.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, blutë e Mirditës në bashkëpunim me efektivët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 30 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e jashtme të banesës në një magazinë, u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 19 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e futur në 4 qese plasmasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *