20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 22 prill 1997

07:00 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përvjetori i Gazetës – Pas 4 vitesh rikthehemi sërish mbi vuajtjet

Nga Armand Mero

Ja ku jemi sërish bashkë për 4 vjet me radhë Gazeta Shqiptare ka qëndruar çdo ditë pranë lexuesve, duke u munduar të përcjell gjithçka të mirë e të rëndë. Do të kishim dashur që ky pervjetor të mos qellonte në këtë moment kaq të vështirë për të gjithë ne, e që këto ditë të mos detyroheshim të shkruanim për vrasje, grabitje, etj.

Në vend të tyre do të preferonim të shkruanim se Shqipëria po ndryshonte dhe se shqiptarët po i gezoheshin jetës, se Europa po na shihte si partnere dhe jo si vendi i marrëzive. Askujt nga ne nuk i kishte shkuar në mendje se tani do riktheheshim të shkruanim për misione humanitare dhe nje tjetër “Pelikan”. Në prill të 1992 (me datë 22 doli numri i parë) flisnim për vizitën e Papës, tani përsëri po percjellim si ngjarje jetike mbërritjen e mijëra trupave të huaj, na duket sikur gjithçka ka nisur nga e para se po japim ato që pasqyrionim në atë kohë por me një sfond tjetër.

Sot ne fillojmë një vit të jetës sonë përmes shumë vështirësish. Eshtë e vërtet që në krahasim me vite më parë shtypi është më i pregatitur profesionalisht. Por sot ai kërcënohet nga një tjetër, rrezik është gjendja e rënduar ekonomike që sa vjen e thellohet. Në një farë mënyre gazetat janë pasqyre e zhvillimit të vendit. Sa më i fortë të jetë një shtet aq me i fortë është shtypi sepse ne jetojmë me shitjet dhe me reklamat. Ndërsa sot kemi përballë një lexues që do mendohet mirë para se të blejë një gazetë, sepse ne jemi të ndërgjegjshëm se çmimi i tanishëm është i rëndë për xhepat e shpartalluar të shqiptarëve. Por nga ana tjetër edhe vetë shtypi nuk mund të bëjë tjetër gjë. Nga njëra anë taksat apo çmimi i letrës që është rritur e nga ana tjetër mundësia për reklamë që ka ardhur duke u ulur. Na kanë detyruar të gjithë, që fatkeqësisht të reduktojmë numrin e faqeve kjo edhe për faktin e gjendjes së jashtëzakonshme pasi nuk arrijmë të grumbullojmë informacion deri vonë. Por sot jemi të gjithë në vështirësi por do vazhdojmë punën duke shpresuar se gjërat do ndryshojnë dhe sepse ne mendojmë se shtypi në çdo situatë është në të mirën e një vendi dhe të popullit. Ne do vazhdojmë ashtu siç kemi bërë gjithmonë duke patur një kriter të vërtetën, ndonëse e vërteta nuk është e pëlqyeshme për dikë apo për një tjetër dhe gazetarët bëhen pre e kërcënimeve. Megjithëatë ky është profesioni ynë dhe ne i kemi marrë parysysh këto rreziqe. Dhe nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga e vërteta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.