Speciale

E dhimbshme/ Ish-i burgosuri poltik, rrezikon të humbë këmbët: S’kam mundësi të kurohem

13:54 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Erjon Skëndaj

 

Një këmbë që ka nisur të gangrenizohet nga diabeti, rrezikon të vdesë  të gjithë gjymtyrën nëse nuk ndërhyhet në kohë. Jorgji Mitro 61 vjeç nga Tirana është një nga mijëra diabetikë kronik në stad të avancuar që jetën e ka të lidhur çdo ditë me insulinën që injekton në gjak. Por edhe kjo kurë unike për diabetin nuk ka më vlerë për të. Për shkak të moskurimit siç duhet sëmundja diabet i tipit 2 ka avancuar deri në atë pikë sa mjekët I kanë prerë tre gishtërinjtë e këmbës së djathtë dhe kjo me shpresën që nekroza të mos përparojë dhe të rrezikojë heqjen e të gjithë gjymtyrës së poshtme.

Jorgji thotë se do të kish dashur shumë  ta kuronte siç duhet sëmundjen e tij e pse jo të tentonte edhe në ndonjë klinikë të specializuar jashtë vendit, por pamundësia financiare ia ka ulur kokën duke bashkëjetuar prej vitesh me dhimbjen që i shtohet. 61 vjeçari thotë se  jeton me një rrogë si roje karburanti me të cilën ushqen familjen. Por mllefin më të madh nuk e ka me sëmundjen që çdo ditë e nga pak i bren kockën por me qeveritë e pas 90 që në 27 vite nuk i dhanë asnjë pagesë dëmshpërblimi për vitet e burgut politik dhe të internimit.

I dënuar me 6 vite burg për tentativë arratisje në Spaç dhe në Zejmen të Lezhës prej vitit 1978-1985, Jorgji Mitre thotë se duhej të kish marra nga shtetit 8 këstet e dëmshpërblimit baras me 48 milion lekë të vjetra me të cilat ëndërronte të shkollonte dy djemtë e tij si dhe të kuronte veten në një klinikë të specializuar, por nuk qe e thënë.  Shansin e humbi për 24 ditë vonesë në dorëzimin e dokumentacionit në ministrinë e drejtësisë në vitin 2009.

Jorgji është një nga 320 ish të dënuar politik që mbetën pa dëmshpërblim financiar për shkak të klasifikimit të dosjeve të tyre të vonuara.

Disa muaj më parë qeveria miratoi ndryshimet ligjore që I hapën rrugë marrjes në shqyrtim të 320 dosjeve që mbaheshin të bllokuara në ministrinë e drejtësisë duke caktuar si afat të fundit për rifreskimin e dokumentacionit datën 31 dhjetor 2017.

Pak para largimit nga posti I ministrit të mirëqenies sociale Blendi Klosi premtoi shpërndarjen e këstit të parë brenda vitit 2017 për këtë kategori ish të burgosurish politikë të gjallë. Por për këtë, qeveria nuk ka një datë konkrete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.