BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Leskajn e bezdis çanta! Sa e shijon Fino, puron…

12:00 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Leskajn e bezdis çanta! Sa e shijon Fino, puron…




Leskajn e bezdis çanta

Sado e vogël dhe elegante, Kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e ka bezdisur çanta që mbante në duar dhe përderisa po priste për pak kohë në këmbë vendosi ta linte atë në parvazin e dritares më të afërt. Kjo ishte një mënyrë ç’lodhjeje për të duke qenë se ditët i ka me mjaft angazhime dhe lodhje, sa koha e lirë është e vështirë të mendohet. Por ja që kaq kanë qenë momentet e pushimit, “sa për të ç’lodhur pak këmbët”, dhe detyra e thërret përsëri, i duhet të shkojë.

Angjeli, në fundjavë me familjen

Dihet që për politikanët java është shumë e ngjeshur me punë dhe koha e lirë është shumë e pakët. Ajo që u mbetet është fundjava, e shtuna apo e diela për t’ia kushtuar familjes. Ja tek shohim në këtë foto, deputetin Anastas Angjeli në një prej lokaleve në periferi të Tiranës i shoqëruar nga bashkëshortja. Është duke hyrë në ambientet e brendëshme të lokalit duke qenë se sapo ka nisur të zërë shiu. Qëndrimi i Angjelit në lokal ka qenë për rreth një orë e gjysmë, ku më pas ai është larguar për të vijuar me të tjera plane familjare në një ditë pushimi si kjo.

Pushimi i zv/ministres  Harxhi

Paçka problemeve që po kalon Ministria e Jashtme, pak pushim nuk bën keq. Paparaci ynë ka kapur zv/ministren e Jashtme Edit Harxhi në një prej lokaleve në kryeqytet, teksa pinte kafe e shoqëruar. Duket që look-u i rregullt i ministres i përket vetëm ditëve të javës pasi siç e shihni edhe në këtë foto, kapja e flokëve është krejt e ç’rregullt. Madje për te fshehur grimin e munguar ajo ka vendosur syzet edhe pse dielli mungonte totalisht. Pra, kjo është dhe pamja tejet e thjeshtë e zv/ministres së Jashtme jasht zyrës së këtij dikasteri.

Sa e shijon Fino,  puron…

Të pakta janë fotot në të cilat Fino nuk shfaqet pa cigare. E teksa ligji për duhanin nuk është se mori shumë fuqi pak kohë më parë, kudo që ndodhet, qoftë në ambient të mbyllur e qoftë në të hapur, deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino, nuk bën dot pa cigaren të cilën e pi nga të gjitha llojet. Ja ku e shohim këtë herë dhe me puro, të cilën po e shijon për mrekulli teksa është duke ecur dhe duke veshur pallton njëkohësisht. Fino është i shoqëruar nga dy kolegët deputetë me të cilët ka bërë edhe një pjesë të rrugës.

Ky shkrim u botua më 7 shkurt 2009

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.