KULTURË

FOTO/ Skandali, xhamia e Nivicës po kthehet në muze të fshatit. Denoncon hoxha Ahmed Kalaja

10:46 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Hoxha e xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja, në një status në rrjetin social “Facebook” ka denoncuar një skandal që po bëhet me dhunimin e objekteve të kultit.

Ai ka denoncuar rastin e xhamisë së vjetër në Nivicë të Tepelenës, ku një qytetar i shqetësuar, i ka shkruar hoxhës se po ajo po kthehet në muze të fshatit, duke qenë se është ende në pronësi të bashkisë, pasi nuk i është kthyer ende KMSH-së.

Ai shkruan se në kohën e komunizmit ajo është përdorur si magazinë, ndërsa thekson se ata që po merren me restaurimet bëjnë lojëra fjalësh, duke nxjerrë pretekse se nuk ka qenë xhami.

Qytetari këmbëngul se jo vetëm ka qenë xhami, por dhe sheshi ka marrë emrin prej saj; sheshi xhamisë.

Besimtarët myslimanë bëjnë thirrje që të ndërhyhet në kohë përpara se bëhet muze dhe të rikthehet xhamia ashtu siç edhe ka qenë.

Nga ana tjetër, hoxhë, Ahmed Kalaja shpreson të ketë reagim pozitiv edhe të përgjegjshëm.

Denoncimi

Këto foto janë të xhamisë së vjetër në Nivicë të Tepelenës.
Fotoja e parë është e këtij muaji pasi po restaurohet nga bashkia Tepelenë.

Ata duan ta bëjnë muze të fshatit, sepse xhamia nuk i është kthyer akoma KMSH, por është hala pronë e Bashkisë Tepelenë.
Në kohën e komunizmit është përdorur si magazinë.
Disa vëllezër nga Gjirokastra janë interesuar nëpër institucione lart e poshtë.
Me sa të kesh mundësi ne mund të bëjmë diçka që ta rikthejnë këtë xhami para se ta bëjnë muze.
A.T e kam kontaktuar, sepse ai po merret me restaurimet aty; më bënte lojëra fjalësh që mos e nxjerrë që ka qene xhami. Madje, më tha që demek banorët e fshatit i kishin thënë që nuk ka pas ndonjë herë xhami në fshat.

Ndërkohë unë kam fol me banorë të Nivicës dhe ma kanë pranuar vetë që është xhami.

Madje, dhe sheshi aty quhet sheshi xhamisë.

Të lutem ndiko që mos ta humbim këtë xhami.

Allahu të dhëntë bereqet!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.