SPORT

Video/ Çikalleshi në superformë, asist dhe gol në fitoren me përmbysje të Akhisarit  

14:48 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Sokol Çikalleshi ka vërtetuar edhe sot se është duke kaluar një formë mjaft të mirë në Turqi. Ai u bë protagonist në fitoren 5-1 të Akhisarit në shtëpi ndaj Bursasporit me një asist dhe një gol të shënuar.

Bursaspori kaloi në avantazh në minutën e 13 me anë të Batallës, por vetëm një minutë më vonë Çikalleshi shërbeu një asist mjaft të mirë për Adinin, i cili barazoi shifrat. Jumllu përmbysi rezultatin në minutën e 21-të, ndërkohë që tre minuta më vonë ishte Çikalleshi ai që shënoi një gol qetësie për Akhisarin.

Golat e vendasve nuk mbaruan me kaq teksa Vaz Te në minutën e 28 dhe Adin në të 77-n vulosën fitoren e thellë të ekipit të tyre. Sulmuesi shqiptar Çikalleshi u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 73-të, ndërkohë që qëndroi në fushë deri në minutën e 82-të. Goli i sotëm ishte i 3-ti për kavajasin me fanellën e Akhisarit në Super Ligën turke.

Pas këtij takimi, Akhisari ngjitet në kuotën e 33 pikëve të grumbulluara në 28 ndeshje duke mbajtur vendin e 14 me 8 pikë diferencë nga zona e rënies një kategori më poshtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.