SPORT

Video/ Hap fals i Napolit për të kapur vendin e dytë, “justifikimi” i Hysajt: Kishim vapë!

15:03 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Napoli ka hedhur një hap të gabuar në rrugën për të kapur vendin e dytë. Skuadra ku luan edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj ka barazuar sot në transfertë me rezultatin 2-2 ndaj Sasuolos në një ndeshje të vlefshme për javën e 33-të të Serisë A.

Napoli kaloi i pari në avantazh në minutën e 52-të me anë të Mertensit, ndërkohë që Berardi barazoi shifrat në minutën e 59. Në minutën e 80, Maxiteli përmbysi shifrat në favor të vendasve, por sulmuesi polak Milik ktheu sërish barazinë në shifra në minutën e 85-të, vetëm 4 minuta pasi u fut në fushë.




Pas këtij takimi, Napoli mban vendin e tretë në renditje me 71 pikë, 1 pikë pas Romës së vendit të dytë, por kjo e fundit nuk e ka zhvilluar ende ndeshjen e saj përkatëse të kësaj jave.

http://www.dailymotion.com/video/x5jfiyf_sa-2-2-na_sport

Një nga arsyet që mund të ketë ndikuar në performancën e Napolit sot ka qënë edhe vapa prej temperaturave të larta. Diçka të tillë e pranoi mbrojtësi shqiptar Hysaj për mikrofonin e “Premium Sport” në përfundim të pjesës së parë teksa tha: “E dinim se çfarë skuadre është Sasuolo, por jemi duke u munduar të dalim në lojën tonë. Vapa? Edhe ajo po ndikon në lojën tonë.” /PanoramaSport/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.