Tech

“Vijat e bardha” me ngjyrën e Rilindjes në rrugët e Tiranës, shkelje e Kodit Rrugor

19:45 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës prej kohësh po eksperimenton me ato që në zhargon quhen “vijat e bardha”. Në rrugët e kryeqytetit po shtohen format dhe ngjyrat e çuditshme që kanë marrë vijat e ndërprera, që sipas Kodit Rrugor i japin përparësi kalimtarëve përkundrejt makinave.




Foto më lart është bërë në një nga rrugët e Tiranës. Ngjyra e bardhë është zëvëndësuar me ngjyrën e Rilindjes. Përpjekja e Erion Veliajt ngjan si një kopje në miniaturë e projektit të Edi Ramës për të vizatuar qindra pallate në Tiranë me ngjyra, piktura apo shkrime të ndryshme.

Por kur bëhet fjalë për lëvizjen e njerëzve dhe makinave ka një ndryshim shumë të madh. “Vijat e bardha” nuk janë  rastësisht të bardha. Ligji përcakton qartë çfarë forme dhe ngjyre duhet të kenë shiritat e tërthortë në rrugë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregulloren e Kodit Rrugor, përcaktohet qartë se “Shiritat e tërthorta, apo vijat e ndalimit, jane të vazhdueshme ose të nderprera dhe me ngjyre të bardhe. Ato të vazhdueshmet kane gjeresi minimale 50 cm dhe përdoren nëpër kryqëzimet e pajisura me semafore, në kalimet kembesore me semafore dhe atje ku është vendosur sinjali “NDAL DHE JEP PERPARESI” (figurat II.432/a, II.432/b dhe II.432/c)”. 

Për syrin e qytetarëve një vizatim në rrugë mund të jetë i këndshëm. Por ideja e Bashkisë kthehet në problem në rast aksidentesh. Drejtuesi i mjetit është i justifikuar në rast aksidenti, pasi në rrugë nuk ka shirita të tërthortë siç përcakton ligji, por vetëm vizatime dhe bojra që nuk shprehin asnjë ndalim ligjor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.