20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 24 prill 1997

07:00 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kërdia e byrekëve me helm, dy vdekje

Ushqime me mashtrim: Dyndje në spital 14 në koma

Një bandë vepron duke ofruar biskota e embëlsira, personat bien në koma e më pas grabiten

Tiranë – Grabitje në koma. Një lloj i ri krimi është shfaqur javët e funidt në Tiranë. Ushqime të gatuara me një substancë toksike e cila deri tani është misterioze, serviren nga fëmijë dhe të rinj në pika të ndryshme të Tiranës. Rreth një orë pasi njerëzit i kanë ngrënë bien menjëherë në gjendje të rëndë kome, pas kësaj të rinjtë i grabisin duke u marrë lekët rrobat, orët, unaza e gjithçka tjetër. Një gjendje e tillë vazhdon deri në tre ditë dhe vetëm ndërhyrja e mjekëve bën të mundur rikthimin në jetë. Për shkak të mungesës së ndihmës së parë mjeksore dy vetë kanë vdekur. Ata pasi kishin rënë në koma nuk kishte pasur njeri t’i dërgonte në spital dhe kishin qëndruar gjatë gjithë natës jashtë. Kjo praktikë ka rreth 20 ditë që ka nisur në tiranë. Ndërkaq duke u marrë kampionet e gjakut të të helmuarve ekspertët e mjekësisë ligjore kanë nisur dhe kërkimet për të përcaktuar se çfarëlloj substance është. Të paktën deri dje ende nuk kishte ndonjë konfirmim nga mjekët se cila ishte magjia e ushqimeve të grabitësve. Fenomeni ka shqetësuar mjekët pasi për ta kjo ishte një gjë krejt e re për më tepër një gjendje të tillë kome kaq të gjatë nuk ka qenë kurrë kaq masive. Pas kalimit të gjendjes së komës ata janë zgjuar duke mos patur probleme me kujtesën. “Pas kësaj ata i rikujtojnë fare mirë ngjarjet se ku dhe si kanë ndodhur”- thotë një infermiere. Gjithesesi mbi këtë fenomen nuk ka nisur ndonjë hetim ndërkohë që ekspertët mjekoligjorë janë duke punuar për përcaktimin e llojit të substancës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.