BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Rubena Moisiu “mbush 5 vjeç”! Mirë këta e kanë me Julian, po ajo me kë e ka?

10:00 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: PAPARAC / Rubena Moisiu mbush 5 vjeç! Mirë këta e kanë me Julian, po ajo me kë e ka?




Rubena Moisiu mbush 5 vjeç!

Doktoresha e njohur dhe ish-drejtoresha e Maternitetit të ri, Rubena Moisiu ka mbushur pak ditë më parë pesë vjeç. Mos u çudisni, pasi tashmë jo vetëm paratë, por edhe vitet kanë nisur të lexohen në këtë mënyrë. Në një festë të organizuar në Piano-Barin e kantautorit Kujtim Prodani, Rubena (vajza e ish- presidentit Alfred Moisiu), ka mbledhur për të festuar, gjithë miqtë e saj. Dhe jo vetëm ata mjekë, në fakt, sepse në krah, rastësisht a jo, e shohim me humoristin Xhevahir Zeneli, i cili në një prej fotot po ja këndon këngën e urimit kaq afër fytyrës sa…

 

Xhevo qenka kthyer nga USA me oreks amerikan

Aktori i humorit, Xhevahir Zeneli ka vetëm pak ditë që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton prej gati dhjetë vjetësh me familjen e tij dhe menjëherë ka rënë pre e paparacit tonë. Përveç look-ut amerikan dhe kërcimit hip-hop, ka marrë me vete edhe oreksin amerikan. Normale, nuk ka si të shpjegohet ndryshe gjithë ky shëndet i tij.

Puna “ndan” Aldën me Petrin?

Të dy në të njëjtin restorant, por të ndarë… Alda dhe Petri Bozo, çifti i producentëve nuk mund ta lënë kurrë mënjanë punën. Madje, edhe kur janë jashtë mureve të Televizionit Shqiptar, ku punojnë aktualisht. Siç e shihni edhe në foto, ndërsa Petri në një tavolinë bisedon me një regjisor të ri, në tavolinën më tej, Alda flet me humoristin dhe karikaturistin e mirënjohur Bujar Kapexhiu. Mos vallë bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim mes tyre, apo projekt i ri me Kapexhiun?!

 

Mirë këta e kanë me Julian,  po ajo me kë e ka?

Ja dhe aktorja Julia Ilirjani, ku këtë herë është kapur nga fotografi ynë në krahët e dy meshkujve të ndryshëm. Kanë qenë në të njëjtën festë, në të njëjtën tavolinë. Në foton e parë, personazhi të cilin nuk e njohim e ka përqafuar Julian, e në tjetrën është ajo që përqafon humoristin Bujar Kapexhiu. Përqafime miqësore?! Ndoshta po… Gjithsesi, siç mësuam më pas (jo rreth përqafimit, por rreth festës), në këtë natë aktorja Ilirjani ka festuar ditëlindjen e saj.

Ky shkrim u botua më 7 shkurt 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.