LIFE STYLE

KESHILLA/ Si të keni mëlçi të shëndetshme me metoda natyrale

09:00 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndikon në proceset dhe sistemet bazë të të gjithë organizmit. Ajo ka funksione të vështira dhe përcaktohet nga mjekësia si organi i vetëm më i madh. Mëlçia prodhon rreth 4000 enzima, gjysma e të cilave është studiuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë plotësisht të panjohura. Ky organ mund të shihet si pastruese e gjakut, duke qenë se në mënyrë të vazhdueshme e pastron atë nga lëndët toksike. Lëngu që prodhon mëlçia me të vërtetë largon një sërë përbërësish kimikë e metalikë të rrezikshëm, si për shembull mërkuri. Edhe proceset e tretjes dhe metabolizmit rregullohen prej saj. Për shkak të ngopjes me enzima, mëlçia mund të fillojë të funksionojë në mënyrë jo të rregullt ose në mënyrë të paefektshme, gjë që mund të shkaktojë probleme me zemrën, sistemin e qarkullimit të gjakut, lëkurën apo me organe të tjera. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme ta ruajmë mëlçinë, në mënyrë që të mbajmë larg problemeve të tilla shëndetësore. Si pasojë e funksionit pastrues, mëlçia ndonjëherë mbingarkohet me lëndë toksike, veçanërisht nëse jemi të papërgjegjshëm me mënyrën e të ushqyerit ose në përgjithësi me gjithë stilin e jetës. Problemet fillojnë të shfaqen nëpërmjet simptomave si: Vështirësi të tretjes, shtimi në peshë, sëmundje të lëkurës siç mund të jetë ekzema, tiroidja, probleme të jashtëqitjes (kapsllëk) si dhe mostolerimin e ushqimeve të yndyrshme dhe pikante. Problemet e mëlçisë mund të shfaqen nëse konsumoni shumë lëndë toksike dhe ushqime, të cilat nuk treten lehtësisht. Teprimi i pirjes së alkoolit dhe dieta e përbërë nga shumë yndyrna, karbohidrate, ushqime të përpunuara dhe kimikate me siguri që dëmtojnë mëlçinë. Duke pasur parasysh, që ajo është një organ kaq i rëndësishëm është e detyrueshme ta ruajmë shëndetin e saj dhe të mbajë larg rreziqet shëndetësore. Në fakt, ne mund të kemi një mëlçi të shëndetshme edhe pa ndihmën e ilaçeve. Fillimisht është shumë e rëndësishme të heqim dorë nga veset e këqija siç është tejkalimi i sasisë së alkoolit dhe të përpiqemi të bëjmë një jetë më të shëndetshme, me një diete të balancuar, më tepër ushtrime, kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe gjumë. Nëse fokusohemi tek dieta e pasur me fibra, ajo do të rregullojë lëvizjen e zorrëve dhe të përmirësojë funksionimin e përgjithshëm të mëlçisë. Edhe ngrënia e tepërt dëmton mëlçinë. Nëse kemi uri të shpeshtë është më mirë të hamë ushqime të shëndetshme si frutat apo sallatat sesa patatina apo çokollata. E mira është të konsumojmë më tepër ushqime organike dhe më pak të përpunuara e të papërpunuara. Kontrolli mbi sasinë e sheqerit, gjithashtu ka shumë rëndësi, si dhe shtimi në menunë e përditshme të ushqimeve të pasur me proteina. E rekomandueshme është të pimë shumë ujë ose lëngje të tjera, për shembull lëngje të freskët frutash. Uji ndihmon mëlçinë e të pastrohet në mënyrë natyrale, pasi eliminon lëndët toksike nga trupi dhe e mban të mirëhidratuar. Barërat si rozmarina apo karçofi janë shumë efektive në rregullimin e funksioneve të mëlçisë dhe prodhimin e vrerit. Edhe sauna ndihmon të çlirimin e trupit nga lëndët toksike, por duhet të shoqërohet nga pirja e shumë lëngjeve, në mënyrë që të vendoset ekuilibri i ujit në organizëm.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.