Tech

Rrugët ngjyrosen pink, Julian Deda: Sundim i LGBT, tmerr! Joleza Koka: Ti je derr!

23:24 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ideja e Erion Veliajt për t’i bërë ngjyrë të purpurt vijat e ndërprera në rrugët e Tiranës nuk kalon dot pa u vënë re. Fillimisht ngjante me një përpjekje të kryebashkiakut për të shpërndarë nëpër Tiranë ngjyrat e Rilindjes, meqë po afrojnë dhe zgjedhjet.

Por aktori Julian Deda i sheh ndryshe. Ai ka bërë lidhjen mes ngjyrës pink në rrugët e Tiranës dhe komunitetit LGBTI, që këto ditë pritet të organizojë paradën me biçikleta “Gay Pride”. Për Julian Dedën, Tirana është sunduar nga lesbiket, gay-t, biseksualët, transeksualët dhe interseksualët (LGBTI). Alarmin e ka dhënë me një status në Facebook.

“Kujdes. Element gej neper kryeqytet. Vijat e bardha u bene pink. Tirana nen sundimin e LëGëBëTë-rave. Tmerr”.

Në vend të komunitetit LGBTI, përgjigjia i ka ardhur nga Joleza Koka, ish kryetarja e FRESSH, që u bë e famshme për fjalimin që mbajti dikur nga selia e PS.

Joleza i ka dalë në mbrojtje komunitetit LGBTI, duke iu përveshur aktorit me ofendime.

“Solidaritet me të gjithë lgbt që janë të detyruar ta ndajnë qytetin me derra” shkruan Joleza Koka, që ka rishpërndarë statusin e aktorit në profilin e saj.

Përgjigjen, Joleza Koka e ka marrë me të njëjtën monedhë. Julian Deda e quan tyryfyle, e sfidon të dalë në paradën e LGBTI dhe… pranon se është “një derr”.

“Nese te reklamosh apo te mbrosh familjen tradicionale mes nje gruaje dhe nje burri te ben derr, po une jam nje derr” shkroi aktori I humorit në Facebook, duke nxitur debatin me socialisten.

Nuk kishte si të mungonte edhe një batuta: “Ti moj çike, kur zgjohesh nga gjumi, nuk mban mend vendin se ku ke rene per te fjetur. Kaq besoj mjafton per te bere dallim mes nje derri si une dhe nje tyryfyle si ti”.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. hallall julian,je nder te vetmit ne Shqiperi qe e ngre zerin me force kunder pederasteve(keshtu me vjen me mbare t’i quaj).tani per tani, eshte tirana e mbushur plot, por fatkeqesisht shqiperia do mbushet per pak kohe se fara e keqe ne shqiperi ze menjehere.eshte pjellore shqiperia dhe po te mbetesh vetem ne kete lufte , e mori lumi shqiperine.

    Përgjigju ↓