KULTURË

Vlashent Sata, përfaqëson Shqipërinë në Festivalin ndërkombëtar “Balkan Trafik”

16:04 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Festivali ndërkombëtar kulturor “Balkan Trafik”, për vitin 2017, do të zhvillohet në dy vende të ndryshme, ku përveç Brukselit, Belgjikë që u mbajt në datat 20 – 24 prill 2017, do të realizohet dhe edicioni i parë në Paris, Francë, në 1 – 4 qershor 2017.

Për vitin 2017, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Shqipëria do të përfaqësohet me artistin Vlashent Sata, shoqëruar dhe muzikantë profesionistë, të njohur në botën e jazzit të skenës ndërkombëtare me aktivitet artistik në të gjithë botën. Koncerti i Vlashent Satës në sallën BOZAR në Balkan Trafik Festival në një atmosferë magjike!

Këngët e albumit të Satës, “Hana”, janë të transmetuara në shumë radio në mbarë botën si: Kanada, Kinë, Spanjë, Maqedoni, Katar, Belgjikë dhe sigurisht në radiot e Parisit si radio Fip, France Musique, France Inter, RFI etj.

Pas një serie koncertesh në Shqipëri në muajin dhjetor ku ishte i ftuar edhe si pjesë e jurisë në Festivalin e Këngës në RTSH në muajin shkurt luajti në Paris në një koncert special. I ftuar nga David Grimal, një nga violinistet klasik të njohur ai luati në një festival që fton artistë me famë ndërkombëtare të muizkës klasike dhe jazz. Festival që u vjen në ndihmë të pastrehëve në Paris. Vlashenti dhe David Grimal ishin njohur disa muaj më përpara në një emision në Radio France Musique ku ishin të ftuar të dy. Pasi ka luajtur në Paris dhe Amsterdam Vlashent Sata prezantoi Shqipërinë në Ballkan Trafik festival në Bruksel dhe më pas do të jetë në Paris në qershor të po ketij viti ku Balkan Trafik shkon për herë të parë.

Pë Vlashentin, ishte hera e parë që merrte pjesë në këtë festival i mbështetur nga Minsitria e Kultures së Republikes se Shqipeërisë, Ambasada Shqiptare në Bruksel si dhe Maison d’Albanie en France. Në po të njejtin festival luajnë artistë nga i gjithë Ballkani. Projektet e radhës së Satës janë bashkëpunime me arte të tjera si teatri, kinemaja, baleti bashkëkohor dhe së shpejti nisja e punës për një album të ri që do të jetë një ndërthurje midis së shkuarës, muzikës folklorike të vjetër dhe kërkimeve në muzikën e së ardhmes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.