Media

2 të vrarët në Durrës/ Artan Hoxha: Ja e kujt ishte makina e viktimave të atentatit

20:43 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetari i ‘News 24’ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja mbi atentatin e ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vrarë ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’ Artan Hoxha tha se në atentat janë përdorur mbi 50 plumba, ndërsa mjeti drejtohej nga Ervin Dalipaj.

Hoxha sqaroi se Dalipaj ishte në kërkim që prej 26 janarit 2016, si i përfshirë në vrasjen e Gazmend Çollakut i cili u gjet i vrarë dhe i lidhur këmbë e duar. Gazetari i “News 24” tha se në natribanin që u gjet i lidhur Gazmend Collaku janë gjetur gjurmë gishtash të cilat dyshohet se janë të Ervin Dalipajt.

“Është ende herët për të folur dhe të mësuar se nga ka ardhur vdekja e tyre. Dyshohet se janë përdorur 50 plumba. Kur ka ndodhur ngjarja ajo që bie në sy është se drejtuesi i mjetit ishte Dalipaj. Ish oficeri i policisë ka qenë në kërkim që prej 29 janarit 2016 për shkak të atentatit që iu bë Gazmend Çollakut, i cili u gjet i lidhur këmbë e duar, pra ishte një ‘vrasje mesazh’.

Gjatë hetimit u gjet se natribani me të cilin ishte lidhur Collaku u gjetën gjurmë gishtash. Dyshohet se gjurmët janë edhe të Ervin Dalipajt, sipas Prokurorisë. Nuk dihet ende nëse Dalipaj është pjesë e ngjarjes, pasi ai nuk ka shkuar në gjykatë. Ai mendonte se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Kemi të bëjmë me një drejtues policie që edhe vetë nuk kishte besim tek drejtësia”- tha Hoxha.

Ai gjithashtu tha edhe detaje lidhur me automjetin “Audi” që drejtohej nga Dautaj dhe se në emër të kujt është targuar dhe i është prerë siguracioni. “Mjeti ka hyrë në korrik 2016 dhe është targuar, pra ka një pronar. Bëhet fjalë për një ‘Audi S8″ prodhim i vitit 2014, që është llogaritet të ketë një vlerë mbi 50 mijë euro. Një detaj interesant është se mjetit i është bërë edhe siguracioni në emër të një shtetasi, për të cilin mund të them vetëm inicialet E.H”, – sqaroi Hoxha.

Gazetari i “News 24” tha se distanca mes makinave të viktimave dhe autorëve nuk ka qenë më shumë se 15 metra, ndërsa automjeti i viktimave ka mbetur në autostradë, pasi ka dalë nga rruga dytësore.

“Distanca mes mjeteve nuk është më shumë se 15 metra. Automjeti ka mbetur në autostradë nga rruga dytësore. Autorët kanë qenë të mirëinforomuar për lëvizjet e autorëve. Mjeti që kanë lëvizur viktimat është një mjet i shtrenjtë dhe është në emër të një personi që merret me makina, dhe nuk rezulton në emër të Ervin Dalipaj”- u shpreh Hoxha.

Artan Hoxha thotë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, pasi ata kanë qenë të mirëinformaur për lëvizjet e autorëve dhe për arritjen e objektivit.

“Synimi i autorëve është gjithmonë tek drejtuesi i mjetit më parë. Por ata kanë zgjedhur një armë të fuqishme si kallashnikovi. Të shtënat kryesisht janë në pjesën e pasme të mjetit. Aksioni është bërë në lëvizje. Dyshohet se në trupin e Ervin Dalipajt janë mbi 20 plagë. Kjo tregon se sa të përgatitur kanë qenë autorët për të arritur objektivin. Kamerat do zbulojnë nëse kemi të bëjmë me dy automjete. Kur është goditur drejtuesi në fillim, mjeti ka rrëshqitur nga rruga dytësore në autostradë. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, pasi jo të gjithë janë në gjendje të bëjnë të tilla krime”- tha Hoxha.

Ai gjithashtu vuri në dukje se me rritjen e krizës politike në vend është rritur edhe niveli i kriminalitetit, si atij ordiner, ashtu edhe atij të organizuar.

Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.