Kryesore

Ardian Çipa: Po, u largova nga detyra. Herë na promovojnë herë na ulin në funksione

18:03 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Xhensila KODRA

 

Afro dy muaj nga emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, “furtunë” shkarkimesh po ndodhin në rradhët e Policisë së Shtetit. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

Gjithashtu, mësohet se me urdhër të drejtorit Çako, shkarkime do të ketë edhe në disa qarqe të vendit, e sidomos aty ku situata e kanabisit ka qenë më problematike. Krahas shkarkimeve, brenda rradhëve të policisë pritet të ketë së shpejti emërime të reja.

I kontaktuar nga GSH.al, Ardian Çipa konfirmoi largimin e tij nga posti që ai mbante, ndërsa shprehet se nuk ka ende një vendim për një tjetër pozicion pune.

“Po. është e vërtetë që do të largohem nga detyra që kam mbajtur. Nuk është vendosur ende nëse do të jem në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pasi ende nuk ka një urdhër konkret apo një vendim për pozicionin e ri. Jemi punonjës policie, herë do promovohemi dhe herë do ulemi në detyrë”, tha Çipa.

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ti u promovove duke u treguar mosmirenjohes, punoje shef sektori ne drejt. pergj dhe bashkepunoje me sajmir trafikantin.
    pastaju vleresove per kontributin tend partiak si drejtor i tiranes, pastaj per lidhjet tua me balilajt, habilajt etj. u emrove aty ku i duheshe shefit trafikant.
    ti je perlyer keq more djal dhe do habitesh edhe vete sa thell je futur.

    Përgjigju ↓