Intervista

Gazetarja Klodiana Lala: Pse u frikësova kur i mora intervistën e fundit Ervin Dalipajt

22:52 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ervin Dalipaj, ish-polici i shpallur në kërkim për vrasjen e Gaz Çollakut dhe që u vra sot në mesditë, ka dhënë një intervistë të fundit më 31 janar 2016 për “Gazetën Shqiptare” dhe “News 24”. Duke folur për gazetaren Klodiana Lala, Dalipaj tha se ishte i pafajshëm dhe se natën kur ndodhi vrasja e Çollakut kishte qenë në Tiranë me familjarët e tij. Sipas tij, ka prova filmike që provojnë se atë natë ai ka qenë me familjarët e tij. Dalipaj tha për “GSH” se policia e ka shoqëruar më parë për ngjarjen dhe pas 10 orësh e ka lënë të lirë për mungesë provash.

Sot, gazetarja Klodiana Lala e rikujton atë intervistë duke shpërfaqur emocionin e saj personal në takimin me personin që u ekzekutua sot në Sukth të Durrësit.

POSTIMI NE “FACEBOOK”

Ervin Dalipajn e takova per here te fundit diku ne periferi te Tiranes, ne nje makine luksoze. Ndihesha e frikesuar se ishte njeriu me i kerkuar asokohe. Bera shume rruge per te shkuar deri tek ai. Njerezit qe me shoqeronin ishin tejet te besuar, e megjithate une kisha frike, se prisja vajzen time te dyte. E intervistova. Me tha shume gjera, e shume te tjera mi rrefeu jashte “kameras”, qe ne fakt nuk ishte kamera, por celulari im, pasi ai nuk pranoi te takonte njeri tjeter. Sot Ervin Dalipaj u qellua per vdekje. Se di sa shume mekate mund te kete marre me vete.

GSH.al

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.