POLITIKË

Negociatorët e huaj: Rama pranoi marrëveshjen, Basha nuk tërhiqet nga “kryeministri teknik”

22:55 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David Mcallister dhe raporteri i PE, Knut Flenckestein shpërndanë një deklaratë për mediat pas takimit që patën me Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Dy eurodeputetët thanë se paraqitën në tryezë propozimet për mënyrën si duhet të ecet para, duke përfshirë aty disa pika për dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masa ligjore për përmirësimin e vijëmisë së zgjedhjeve dhe hapa të mëtejshëm për rritjen e besimit mes palëve. Në njoftim thuhet se “Po ashtu u propozuan disa ide që vënë në diskutim datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme të qeverisë për të rritur besimin politik mes palëve. Nga ana e mazhorancës pati dakortësi për pikat e arritura për sa kohë vetingut do të votohej në parlament. Partia Demokratike qëndroi në pozitat e saj për një kryeministër teknik dhe gjithashtu vënien në zbatim të votimit elektronik që garanton zgjedhje të ndershme dhe të lira”


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Basha lideri i opozites me qendrimin qe mban nuk eshte ne pozicionin e duhur.Do demtohet e ardhmja e shqiperise,shume keq. PD.ja nuk eshte pastruar nga vetvetja,nuk eshte e besueshme,ate force politike e largoi populli me voten e tij per korrupsion te thelle ne gjithe ushat e jetes,ka po ata drejtues,nuk te jep shprrse.

    Përgjigju ↓