SPORT

Pendohet për deklaratën, Frashëri: Jam në një klub me staf profesionist

13:20 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deklarata e dy ditëve më parë që portieri Stivi Frashëri dha për “Panorama Sport” duket se nuk është pritur mirë në klubin vlonjat. Frashëri bëri me dije se ai nuk po arrinte të gjente hapësira në formacionin e skuadrës së tij, pasi trajneri Duro ishte hatërmbetur me të pas një takimi që portieri kishte pasur me lojtarët e Skënderbeut.

Për të përmirësuar situatën e krijuar, portieri Frashëri dje ka qenë i detyruar që të kontaktojë me gazetën dhe në një prononcim është shprehur: “Jam në një nga qytetet më të bukura në Shqipëri, në një klub të madh dhe me një nga historitë më të shkëlqyera në futbollin shqiptar. Një ambient i shkëlqyer me shokë dhe staf profesionist.

Mbi të gjitha, me një president të mrekullueshëm, besimin e të cilit e kam pasur që ditën që kam ardhur te Flamurtari. Nuk e meritojmë pozicionin që jemi, pasi nëse do të kishim 6 pikët që na hoqën, do të ishim në luftë për Kupat e Europës. Unë jam një futbollist profesionist dhe besoj se deklaratat e mia janë keqkuptuar”, tha Frashëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.