AKTUALITET

300 kg hashash në Lezhë/ Arrestohet një person, dy të tjerë në kërkim

20:08 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një sasi e madhe droge është kapur ditën e sotme në Lezhë.  Policia ka sekuestruar 300 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Një person është arrestuar nga forcat blu, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa ditore, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Epilog” ku u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e futur në bidona plastikë dhe thasë e fshehur në një banesë në Ishull-Lezhë”.

Blutë arrestuan në flagrancë shtetasin Pjetër Toni, 58 vjeç, banues në Ishull -Lezhë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit  S.P. 46 vjeç , banues në Ishull-Lezhë dhe V.T. 25 vjeç, banues në  Ishull-Lezhë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.