Kryesore

Ashpërsohet opozita/ Shtab për koordinim popullor: Ja ç’do ndodhë më 7 maj në Kavajë

20:18 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Koalicioni opozitar e ka quajtur sot tryezë fasadë, ftesën e sotme të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për të nisur dialogun për reformë zgjedhore. Në një deklaratë të përbashkët, PD-ja dhe aleatët thonë se do të përshkallëzojnë qëndrimin dhe nuk do të lejojnë votim më 7 maj në Kavajë. “Në kuadër të mosbindjes civile u miratua ngritja e shtabit për bashkërendim të aksionit popullor”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E KOALICIONIT

Koalicioni Opozitar vendosi sot njëzëri përshkallëzimin e aksionit politik të opozitës, për të mos lejuar diktatin e krimit e të drogës me mbështetje qeveritare mbi votën e qytetarëve.

Koalicioni opozitar konfirmoi vendosmërinë për të mos lejuar votim fasadë të diktuar nga krimi dhe droga, duke nisur nga Kavaja.

Në funksion të këtij vendimi, të gjitha partitë politike anëtare të Koalicionit Opozitar, rikonfirmuan angazhimin masiv politik dhe popullor për mosbindje civile. Në kuadër të organizimit të mosbindjes civile dhe moslejimit të një procesi fasade elektoral, u miratua ngritja e shtabit koordinues të opozitës së bashkuar për bashkërendimin e aksionit popullor.

Po ashtu, Koalicioni i bashkuar Opozitar, dënoi dhe hodhi poshtë përpjekjet për tryeza fasadë me qëllim manipulimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor dhe klonimin e koalicioneve dhe opozitave fasadë në shërbim të narkoqeverisjes.

E vetmja zgjidhje për krizën politike në vend është krjimi pa vonesë i qeverisë teknike dhe dhënia e mandatit për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.