Media

Buletini i Ankesave/ AMA tryezë për përmirësimin e standarteve të masmedias

18:05 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këshilli i Ankesave të AMA-s ka publikuar së fundmi Buletinin e Ankesave dhe Anketimin mbi perceptimet e Kodit të Transmetimit nga target grupet – Buletini i ankesave – AMA. Për paraqitjen e këtyre produkteve cilësorë, sfidave dhe shqetësimeve për përmirësimin e shumëçka media ofron si shërbime u organizua një tryezë e rrumbulllakët me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm. Tryeza që u moderua nga Kryetarja e Këshillit të Ankesave Znj. Monika Stafa ishte organizuar në tre panele kryesorë ku u trajtuan përkatësisht:

– Betejat në grup të rregullatorëve nxisin efiçencën e hallakve të komunikimit me qytetarin

– Edukimi mbi median dhe roli vetërregullues i saj, qasjet dhe perspektivat e komunikimit me publikun në epokën e re digjitale

– Mënyrat për të nxitur kanalet e komunikimit në funksion të publikut – njohja e publikut me Kodin e Etikës dhe e drejta për reagim

Kryetari i Mediave Audiovizive Z. Gentian Sala vuri në qëndër të fjalës së tij respektimin e qytetarit në të gjitha transmetimet audiovizive. Ai vlerësoi Këshillin e Ankesave dhe Buletinin e parë të botuar prej tij. Kjo strukturë, e përbërë nga Kryetarja Znj. Monika Stafa dhe anëtarët Z. Urim Bajrami dhe Erald Kapri, funksionon sipas Nenit 20 të Ligjit për Mediat Audio dhe Audiovizive në Republikën e Shqipërisë ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit e të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimin e opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive.

Znj. Bardhylka Kospiri Zv. Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ngriti problematikën e respektimit në media të të drejtave të grupeve vulnerabël. Ajo theksoi se Ministria e saj është gjithnjë e gatshme për të punuar për pasurimin e akteve nënligjore për përmbushjen sa më të mirë të këtyre të drejtave. Liria e medias duhet parë në fuksionin të shoqërisë dhe jo anasjelltas. Ajo ngriti edhe shqetësimin për respektimin e gjuhës së shenjave nga televizionet, duke propozuar edhe një tryezë të ardhshme për këtë çështje.

Znj. Nora Malaj, Zv Ministre e Arsimit vuri në dukje rëndësinë e medias për t’u vënë në funksion të nxënësit dhe studentit, pra rrjedhimisht të qytetarit. Ajo e cilësoi si shumë të rëndësishëm rolin që informacioni ka në formësimin e mendimit kritik.

  1. Lufti Dervishi, nga Instituti Shqiptar i Medias, por edhe nën cilësinë e gazetarit edhe pedagogut në Departamantit të Gazetarisë në UT, e vlerësoi Buletinin e Ankesave në një realitet që jeta imiton televizionin, dhe etika në media shpesh është vendimtare për “sjelljet e reja sociale”. “Puna e Këshillit të Ankesave është e vështirë”, – tha ai – “në një realitet ku televizionet shpesh e përdorin hapësirën publike sikur ta kenë hapësirë private”.

Këto produkte, që shkojnë në shërbim të publikut shqiptar por dhe vetë mediave, kanë qellim të rrisin cilësinë në përmbajtjen e prodhimeve audiovizive dhe zbatimin e parimeve editoriale që operarorët duhet të ndjekin bazuar në rregullat etike të përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Këto publikime janë gur themelor nga ku nis puna për një debat cilësor dhe efektiv për të shkuar drejt standardeve profesionale nga ana e subjekteve audiovizive.

Të ftuar në takim ishin radiot dhe televizionet, Komisioni i Medias, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, Ministria e Arsimit, Instituti Shqiptar i Medias, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Univeritetin e Tiranës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve, studentë të gazetarisë, partnerët ndërkombëtarë etj.

Buletinin e Ankesave dhe Anketimin mbi perceptimet e Kodit të Transmetimit nga target grupet, gjenden edhe në faqen zyrtare të AMA-s, për të gjithë të interesuarit – Buletini i ankesave – AMA.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.