POLITIKË

Dështon tryeza e Ilir Metës/ Blushi tregon si mund të shmanget përplasja në Kavajë

20:45 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Takimi i organizuar nga Ilir Meta për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka dështuar. Si kryeministri, ashtu edhe kreu i opozitës nuk iu përgjigjën thirrjes së Ilir Metës për të negociuar ndryshime në Kodin Zgjedhor që do të rrisnin besimin mes palëve para zgjedhjeve.

Në takim, kreu i LSI-së informoi përtitë e tjera parlamentare për takimin e një dite më parë me negociatorët e huaj. Meta ka treguar ofertën që arritën të shkruajnë negociatorët e huaj McAllister dhe Flenckestein për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën dhe arsyet e dështimit të saj.

Në tryezë ishte i pranishëm Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste, Blushi i LIBRA-S dhe Mesila Doda e PDIU-së. Aleati i Bashës në opozitë, Agron Duka i PAA u paraqit në Kryesinë e Kuvendit, por nuk qëndroi në takim.

Duke folur për gazetarët jashtë kryesisë së Kuvendit, Ben Blushi paralajmëroi një lëvizje të Partisë Socialiste për të shmangur përplasjen në ditën e zgjedhjeve në Kavajë.

Ju jeni të gjithë votues, para se të jeni gazetarë, jeni votues. Çfarë ndxodh nëse të gjitha partitë nuk shkojnë në zgjedhje? Shqiptarët do humbin të drejtën e tyre për të votuar, se nuk duan partitë? Siç mund të ndodhë në Kavajë për shembull që thonë se kandidatët mund të tërhiqen. Deri këtu mund të shkojë absurdi i shqiptarëve” u shpreh Blushi.

“Një iniciativë positive dhe të domosdoshme e Kryetarit të Kuvendit” e quajti Taulant Balla tryezën e organizuar nga Ilir Meta në fund të takimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.