Kryesore

“Edi Rama doli zuzar” Berisha tregon pse nuk e voton opozita Vetingun

22:12 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Një njeri që nuk i qëndron marrëveshjes, në të gjithë botën e qytetëruar ka një emër dhe vetëm një emër: Zuzar! Dhe ky është Edi Rama”

Me këto fjalë, Sali Berisha nisi të shpjegojë në Tonight me Ilva Tare përse nuk e voton vetingun Partia Demokratike.

“Nëse ti shkon në 21 korrik ky televizion njoftoi se u arrit konsensusi. Ka dokumenta. Ditën tjetër Partia Socialiste dhe Edi Rama, në pozita zuzari, u tërhoq nga konsesusi për t’ia dhënë në mënyrë kriminiale Edi Ramës drejtësinë” tha Berisha, duke e vënë theksin tek mënyra sesi u votuan më pas 6 ligjet e reformës në drejtësi në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama. Përballë Ilva Tares, në studion e Oranews, Berisha akuzoi presionin sororian mbi ish shefin e misionit EURALIUS në Tiranë, Ranier Deville që ka posuar se ka pasur presione ndaj tij për reformën në drejtësi.

“Mazhoranca nuk thotë dot që u tërhoq Lulzim Basha. Ka dëshmitarë. Ilir Meta është dëshmitar. Donald Lu është dëshmitar. Nëse do përjashtosh opozitën, duke shkelur konsensusin ke humbur çdo të drejtë morale t’i kërkosh asaj dhe ata të cilët mbështesin një gënjeshtër të tillë, mbështesin destabiitetin” u shpreh Berisha.

Ish kryeministri tha se Lulzim Basha gjithnjë ka qenë pro votimit të Vetingut në parlament, sipas marrëveshjes së 21 korrikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.