BOTA

Gazeta serbe: Erdogani përgatit Ramën dhe Thaçin për luftë në Serbi e Maqedoni

12:10 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mediat serbe kanë vazhduar shkrimet për Kosovën dhe Shqipërinë si dhe deklaratat e fundit për mundësinë e bashkimit mes të dyja vendeve.

Kësaj radhe gazeta serbe, informer.rs, ka shkuar aq larg saqë shkruan se presidenti turk Recep Taiyp Erdogan është duke e ndihmuar aktivisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për luftë në Serbi e Maqedoni.

Kjo gazetë beogradase në këtë artikull i referohet shërbimeve inteligjente turke, transmeton Klan Kosova.

“Agjentët e MIT (Shërbimi i Inteligjencës Turke), Shqipëria dhe Kosova po ndihmohen në mënyrë aktive për përgatitjet për luftë në Serbi dhe Maqedoni”.

“Fshehurazi po ndihmohen për blerjen e një sasie të madhe të armëve, sidomos raketa dhe po pregatitet një plan për të hyrë në veriun e Kosovës dhe  në Kumanovë të Shkupit”.

Në këtë artikull financuesi kryesor i kësaj “lufte të mundshme” shihet të jëtë miliarder kosovar Behgjet Pacolli.

“Behgjet Pacolli është financuesi kryesor për blerjen e armëve për luftë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.