Kryesore

Ilir Meta: Keqardhje për qëndrimin e opozitës, fajin e ka kodi zgjedhor i mallkuar

22:11 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas takimit me partitë politike, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar para mediave se është për të ardhur keq që nuk po tregohet vullneti i duhur në zgjidhjen e krizës. Sipas kryetarit të LSI-së edhe pse nuk është arritur në një marrëveshje, përpjekjet e tij personale, por edhe të partisë që ai drejton nuk kanë shterruar. Pasojat e krizës përgjatë viteve janë tek kodi zgjedhor, sipas Ilir Metës. Konsesus me opozitën ka kërkuar edhe për zgjedhjen e presidentit, duke u shprehur se edhe pse kanë një shumicë të padiskutueshme, do të kërkojnë një kandidat prej opozitës.  “Ftova të gjitha partitë për t’i informuar për situatën aktuale por edhe me diskutimet dhe negociatat e zhvilluara dje me përfaqësuesit e Parlamentin Evropian. Në këtë drejtim besoj se të gjithë meritojnë të jenë të mirëinformuar për përpjekjet që janë bërë. Janë bërë përpjekje serioze nga partnerët.

Dilagou ka munguar për një kohë të gjatë dhe është për të ardhur keq që nuk po tregohet vullneti për ti dhënë shqiptarëve një proces demokratik. Opozita ka të drejtën e saj të quaj të kotë çdo përpjekje tonën dhe timen personalisht. Mos prisni të them se ajo e bën këtë gjë për çdo lloj arsyesh, si kryetari i kuvendit kam bërë të gjithë përpjekjet për t’u vendosur dialogu, por është për të ardhur keq që opozita barazon dialogun me ultimatumin. Fal përpjekjeve nga partnerët, por edhe nga unë janë bërë disa hapa të rëndësishëm përpara për të krijuar një klimë sa më konstruktive dhe mirëbesimi, por kuptohet se opozita ka një axhendë të saj që s’po i shërben këtij procesi, dhe besoj se nuk do ti shërbejë as vetë opozitës.

Sa i përket kodit zgjedhor ai është një kod i mallkuar që në vitin 2008 dhe kërkon të mbajë në errësirë dhe tani zgjedhjet. Duhet të bëjmë çdo përpjekje që vota e qytetarëve të jetë e drejtë dhe e barabartë.  Nëse ka ndonjë marrëveshje për kodin zgjedhor, është i nëndheshëm dhe për të penguar procesin zgjedhor, për ta larguar nga një proces të hapur. Pasojë e krizës përgjatë viteve janë tek kodi. Fakti që s’kemi arritur në marrëveshje nuk tregon që këto përpjekje janë shterruar. Ky kod zgjedhur nuk ka provuar që t’i jap shqiptarëve demokracinë që meritojnë dhe vazhdimisht e çojnë vendin nga një krizë në një tjetër. Çdo gjë që i shërben transparencës, jo thjesht burokratëve të OSBE_ODIHR, patjetër që duhet bërë. Për çështjen e presidentit qëndrimi ka qenë i hapur.

Pavarësisht se kemi një shumicë të padiskutueshme, presidentin do ta kemi sa më konsesual, të ecim me opozitën dhe pse jo të kërkojmë një kandidat prej saj. Ne nuk duam të bëjmë asnjë veprim pa opozitën. Jemi duke pritur Partinë Demokratike në këtë proces, mendoj që janë bërë mjaft oferta për të cilat unë dhe informova dhe përfaqësuesit e partive parlamentare. PD duhet të tregojë vullnet në këtë process. Qeveria teknike nuk është diçka që mund të përcaktohet në mënyrë të njëanshme dhe në rast se çdo përpjekte përcaktohet tek një individ, humbasin fokusin nga standartet që ka nevojë Shqipëria” ka deklaruar kryeparlamentari Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.