BOTA

“Një shans për të gjithë”, sllogani i fituesit të raundit të parë presidencial në Francë. Vasili: Fatsjellës

11:48 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të dielën e kaluar Franca votoi për presidentin e saj të ardhshëm, ku themeluesi i lëvizjes “En Marche”, Emmanuel Macron mori 23.8% të votave ndërsa politikania kontroverse Marine Le Pen 21.4% të votave. Këta dy kandidatë do të rivotohen në një proces balotazhi, ndërkohë që 3 kandidatët e tjerë nuk arritën të kalojnë në raundin tjetër.

Sipas të gjitha projeksioneve, kandidati i “Në Ecje”, Macron mund të jetë presidenti i ardhshëm, një lajm i mirë ky për Europën e Bashkuar.

Sllogani i politikanit të ri në fushatë ishte “Një shans për të gjithë”. Ky sllogan, nuk mund t’i shpëtonte ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, i cili ka bërë një postim në “Facebook”. Të njëjtin sllogan ka përzgjedhur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.