SPORT

Starova: Kola është një mik që na do të mirën, por nuk e ka provuar “kamikazin” Kridens Meta

11:11 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Agustin Kola deklaroi se Partizani nuk duhet që të ankohet më shumë se sa duhet dhe s’duhet të rrahë gjoksin se është i vetëm në këtë betejë për titullin. Ai i çoi një mesazh publik Starovës, duke i thënë se titulli nuk falet, por fitohet. Trajneri i Partizanit i ka kthyer një përgjigje me diplomaci legjendës bardheblu dhe e cilëson atë një mik që i do të mirën.

“Agustin Kola është një mik që na do të mirën. Ai dëshiron që ne të dalim kampionë këtë vit. Ndoshta është keqkuptuar deklarata ime, sepse kur kam thënë se jemi të vetëm, e kam pasur fjalën që jemi skuadra më e persekutuar. Iu referova rastit në Shkodër, ku ‘kamikazi’ Kridens Meta… Agustinit nuk i ka ndodhur në asnjë ndeshje që t’i bëhen aq padrejtësi brenda një ndeshjeje, ndërsa në raport me kundërshtarët direkt jemi ekipi më i penalizuar… Turpi i mbetet FSHF-së”, ka deklaruar “Bobi” për “Panorama Sport”.

Më tej, ai nuk ka dashur të komentojë ndeshjen me Tiranën të premten, duke thënë se është herët për të diskutuar rreth derbit. Gjithsesi, pas ndeshjes me Teutën, Starova e dha mendimin e tij për derbin: “Tirana ka detyrimin e derbit dhe ka interesin e pikëve që i duhen. Por edhe ne e kemi finale dhe tri pikët na duhen medoemos. Na duhet trepikëshi në derbi për të vazhduar me ndeshjet e tjera”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.