AKTUALITET

Zjarr në mes të rrugës, FRESSH-istëve u zënë pritë duke u kthyer nga mitingu

22:43 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një grup të rinjsh socialistë nga Erseka janë përballur mbrëmjen e sotme me një ngjarje të paprecedent teksa po ktheheshin në qytet me autobus, pasi kishin marrë pjesë në mitingun e Partisë Socialiste në Korçë.

Autobusi me të rinjtë e FRESSH, Ersekë është detyruar të ndalet përpara një “prite” të ngritur në mes të rrugës, në fshatin Qinam pranë Ersekës, raporton Newsbomb.al.

Rruga, sipas tyre është e bllokuar me gurë dhe goma të cilave iu është vënë flaka nga persona të paidentifikuar.

Të rinjtë socialistë predentojnë se bllokimi i rrugës është kryer nga militantë të Partisë Demokratike.

Neësbomb.al ka siguruar videon ku dallohen dhjetëra të rinj socialistë të cilët kanë zbritur nga autobusi, ndërsa në mes të rrugës dallohen gomat që digjen.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar por ata shprehen se kanë përjetuar çaste frike.

https://www.youtube.com/watch?v=rPcbvKvhixo&feature=youtu.be


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.