BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ruli nuk nis dot mesazhin, Beja, alergji nga syzet

16:00 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Politikanë në PARARAC/ Ruli nuk nis dot mesazhin, Beja, alergji nga syzet.





Ruli nuk nis dot mesazhin
Për minuta me radhë është munduar të nisë një mesazh nga telefoni i tij celular, por s’po arrinte dhe s’po arrinte dot. Ministri i Energjetikës, Genc Ruli ka mbajtur në dorë për minuta me radhë celularin e tij që dukej se po ia ngrinte vërtet nervat dhe kjo kuptohet qartë nga mimika e fytyrës që ka bërë. Ndoshta gjërat do të ishin më të thjeshta nëse do të kërkonte ndihmë nga ministri i Drejtësisë Alibeaj, që në fakt për hir të së vërtetës, në mbledhjet e qeverisë është shumë i rezervuar me celularin e tij.


Beja, alergji nga syzet
Sa shumë i nevojiten ministrit të Arsimit, Fatos Beja syzet, aq shumë edhe e bezdisin. Në çdo mbledhje qeverie që zhvillohet apo në çdo seancë plenare në kuvend Beja syzet i heq dhe i vendos aq shpesh sa edhe vetë mërzitet, duke iu bërë ky një veprim shumë i përsëritur. Ja tek e shohim zotin Beja në këtë foto realizuar nga paparaci ynë, teksa i drejtohet ministrit të Financave Ridvan Bode. Syzet siç shihet, i mban në dorë dhe si për t’u relaksuar pak nga mbledhja e gjatë, ai shkon të këmbejë dy fjalë me kolegun ministër, në këtë mënyrë edhe për të qetësuar dhe relaksuar sytë.


Topalli & Withers – Të qeshur në distancë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, John Withers është treguar jo pak kritik me qeverinë aktuale dhe këtë e ka bërë publike nëpërmjet deklaratave të tij duke shprehur rezervat përkatëse për liderët në pushtet. Në evenimente apo festa të ndryshme, përballjet ndonjëherë janë të pashmangshme, si në këtë rast, kur kryeparlamentarja Jozefina Topalli është ndeshur përballë me zotin Withers e padiskutim, përshëndetja duhej kryer. Dhe shiheni vetë nga kjo foto, të dy të qeshur, i japin dorën njëri-tjetrit, ndërsa distanca mes tyre është “sa një mal”. Për të dalë paksa nga situata, Withers mundohet të komplimentojë kryeparlamentaren për nga mënyra e veshjes, ndërsa kjo e fundit, i përgjigjet me një buzëqeshje.


Sonila ndryshon look
Ja tek shohim edhe gazetaren dhe moderatoren e njohur Sonila Meço, e cila e shoqëruar nga i fejuari i saj, Drini, nuk ka lënë t’i humbë një eveniment i tillë kulturor, duke qenë se jetën artistike e frekuenton, dhe mirë madje. Ajo që vihet re tek Sonila, është look-u i ndryshuar. Flokët në ngjyrë më të çelur, paksa më të shkurtër dhe të krehura ndryshe.
Ky shkrim u botua më 28 Shkurt 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.