POLITIKË

Çfarë do të ndodhë në Kavajë? Rama: Nuk mund ta parashikojmë dot!

22:43 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje demokratëve nga “Top Story” të mos e shkelin ligjin në Kavajë në 7 Maj për hir të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Rama tha se ato që do të pengojnë njerëzit të votojnë do të shkojnë në burg, por ai tha se nuk mund të parashikoë se çfarë do të ndodhë ditën e zgjedhjeve në Kavajë.

Edi Rama: Unë nuk shoh filxhan dhe frika apo paërgjegjshmëria mund të prodhojnë gjëra që ne nuk parashikojmë dot. Por unë mund të them me siguri, se kjo punë, popull mbrapa, kjo nuk ka.

Nuk ka demokratë që mes drejtësisë dhe gjyqtarëve dhe prokurorë të korrruptuar zgjedhin këto të fundit.

Nuk besoj se ka mbështetës të PD që zihen me fqinjin për ëndrrën e Lulit, që ta çojnë këtë vend në destabilizim, që ata të shpëtojnë nga vetingu.

Sokol Balla: Çfarë ndodh në rastin kur mbështëts të PD-së bllokojnë qendrat e votimit? Çfarë reagimi do ketë nga forcat e rendit?

Edi Rama: Nëse njerëzit mendojnë se ai vlen që mund të shkojnë në bankën e të akuzuarve si shkelës të ligjit, se Luli e Saliu dhe ata që e organizuan këtë gjë për t’i shpëtuar nga drejtësi kanë të drejtë, atëherë mund të sakrifikojnë dhe të ndahen nga fëmijët e të shkojnë në burg, se nuk duhet të shkojnë gjykatësit dhe prokurorët të korruptuar t’i shpëtojnë vetingut. Por njerëzit duhet ta mendojnë mirë këtë gjë, se do përballen me ligjin. Në Kavajë do bëhen zgjedhje”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Atehere parashikimi per Kavajen le vjen keq po do ta them se eshte vete Rama qe di ta cohe ne gjajderdhje.
    O popull kargohu nga ky krimibel lanhak dhe pervers

    Përgjigju ↓