Media

Ilir Meta: Unë president i Republikës? Ja si përgjigjej kryetari i LSI-së më 7 prill

18:41 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në datën 7 prill, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka mohuar futjen e tij në garën për Presidentin e ri të Republikës. I ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, Meta ka zbuluar edhe identikitin e kreut të ri të shtetit, që sipas tij duhet të jetë një figurë konsensuale dhe me autoritet moral.

A po e shikoni veten si president?
Meta: Unë e kam bërë të qartë që unë do të drejtoj LSI në zgjedhjet e ardhshme sepse e kam marrë këtë mandat. Ne do të kemi një president apo president dhe shpresojmë të jetë një figurë bashkuese.

Keni emër?
Meta: Asnjë emër, asnjë ngjyrë. Vetëm një standard besoj unë. Kjo figurë duhet të jetë sa më konsensuale që të jetë një pikë takimi për çështje mes opozitës dhe opozitës. Të ketë një autoritet moral sa më të pranuar që të ndihmojë në dialogun politike mes palëve.

A mendoni se një presidenti nga LSI do ta bënte klimën më të besueshme për opozitën që të merrte pjesë në zgjedhje?
Meta: Kjo nuk ka lidhje, ne na duhet një president konsensual, një figurë e pranuar. Kjo nuk ka asnjë rëndësi kush është. Duhet të gëzojë respektin e të gjithëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.