SPORT

Kthim në të shkuarën, kuriozitete dhe shifra nga derbi i kryeqytetit

14:41 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në prag të derbit të 149-të, ju sjellim disa statistika dhe fakte interesante nga historia e derbit mes Tiranës dhe Partizanit:

Ndeshjet – 148 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2016 në kampionat dhe Kupë.

Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 61 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 40 fitore. 47 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi – 214 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 163 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi i kanë shënuar Renato Malota dhe Kaleb Ekuban për të kuqtë dhe Olsi Teqja për bardheblutë, në përballjen e 20 shkurt 2017.

Diferenca – 14 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/03/2014 1-1 (kampionat); 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13/03/15 TiranaPartizani 1-2 (kampionat); 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0 (kampionat); 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0(kampionat); 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0 (kampionat);04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0 (kampionat); 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 20/02/2017 Partizani-Tirana 2-1.

“Ish”-ët – Katër lojtarë do të kenë statusin e “ish”-ve në derbin e radhës që do të luhet të premten e 28 prillit. Erando Karabeci, Asion Daja, Edvan Bakaj kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te Tirana ka luajtur Renaldo Kalari.

Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Rezultati – Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 47 barazime. /PanoramaSport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.