EKONOMI

Ligji për vetëfinancimin, Veliaj: Bashkia i jep 40% të ardhura qeverisë, merr 10% grante

08:41 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku ka folur për ligjin e vetëfinancimit të pushtetit vendor. Ai ka thënë se ka një trajtim dinjitoz të bashkisë së Tiranës rreth këtij ligji, ndërsa u shpreh se bashkia i jep 40% të ardhura qeverisë dhe merr 10% grante.

“Propozuam që të ardhurat që vijnë nga taksa e makinave të rritet nga 18% në 25%. Ne do të propozojmë një ligj të veçantë të kryeqytetit. Në Tiranë nuk rrinë vetëm dezidentet, faturë shtesë ka për çdo qytetar që vijnë për të marrë shërbime. Propozimi ynë nuk ka të bëj me rritje taksa, por mënyra se si qeveria ndan të ardhura. Deri më tani bashkia jep 40% të ardhura qeverisë dhe merr 10% grante. Tirana ka të ardhura më të ulëta. Nuk duhet të funksionojë më kështu”, – ka thënë Veliaj.

Kreu i bashkisë, Erion Veliaj i është përgjigjur edhe deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për krijimin e një koalicioni opozitar brenda të majtës nën drejtimin e Erion Veliajt.

“PD është në ditën më të zezë. Asnjë deputet i PD-së nuk del dot në fushatë në Tiranë se përballen me qytetarët përse nuk kanë bërë investime. Për këtë arsye, ngujohen në çadër. Luli dhe Saliu e kishin Tiranën e bën copë e çikë. E kuptoj sikletin e tyre. Por, unë mendoj që koalicioni qeveritar do të fitoj me 60% të votave”, – tha Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.