EKONOMI

Minatorët protestë para parlamentit: Ka 27 vite që na mashtrojnë!

12:43 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ndërsa po zhvillohet seanca parlamentare, një grup minatorësh janë mbledhur përpara parlamentit, duke protestuar për të drejtat e tyre.

Ata i kanë bërë thirrje që politikanët që të mos i mashtrojnë më me premtime boshe, por të punojnë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Po ashtu, minatorët kanë hedhur akuza edhe ndaj sindikatave të minatorëve, duke thënë se ato janë të shitura dhe se nuk përfaqësojnë interesat e tyre. Grupi i minatorëve kanë theksuar se kanë 27 vite që mashtrohen si nga njëra parti ashtu edhe nga tjetra.

“Ka 27 vite që na mashtrojnë si njëra parti dhe tjetra. Kemi lënë kokën në miniera, jemi pa status. Nga 1 maji do ketë përshkallëzim protestash dhe grevash. Sindikatat janë të shitura, nuk përfaqësojnë interesat tona”,- thanë minatorët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.