OPINION

Nga se shkaktohet Bullizmi dhe si mund të parandalohet?

15:13 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Miron ÇAKO

 

Bullizmi si fenomen shoqëror po bëhet gjithnjë e më shqetësues, jo vetëm për fëmijët, por dhe për prindërit   për komunitetin, sepse fëmijët që preken nga bullizmi, janë reflektimi i të sotmes dhe përcaktues i të nesërmës në shoqëri.

Çfarë do të thotë bullizëm?

Bullying është një term psikologjik i kohëve të sotme që i shqipëruar do të thotë “kërcënim” dhe tregon fenomenin e sjelljeve të përsëritura, agresive, të dhunshme me karakter psikologjik, fizik, që ju bëhet fëmijëve adoleshentëve të pambrojtur të vetmuar, nga një individ ose grup individësh të tjerë edhe këta njësoj moshatar ose më të mëdhenj  të cilët kërkojnë të diskriminojnë, keqtrajtojnë, abuzojnë me bashkënxënësit si ata nëpër shkolla .

Këta individ ose grup agresiv kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre duke gjetur shkak dhe shfrytëzuar moshën më të vogël, pamjen e jashtme, statusin social, orjentimin seksual, përkatësitë racore dhe kombësinë ose dhe përkatësinë fetare. Kështu   bullizmi  shfaqet me karaktere të ndryshme dhe me forma të ndryshme si psh. kemi: bullizmi fizik,dmth abuzim me anë të dhunës së përsëritur të çdo forme të jashtme;bullizmin verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve dashakeqe, shpifjeve; bullizmi social që do të thotë mënjanim nga grupi shoqëror në shkollë,ose në festa që organizon klasa,apo nxënës; bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale; bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale dmth keqpërdorimi i tyre për të dëmtuar ‘viktimën’ me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht; bullizmi racial nëpërmjet fyersjes dhe dhunë, apo edhe bullizmi fetar duke diskriminuar dhe fyer fenë ku nxënësi ose prindërit e tij besojnë.

Sipas përkufizimit të studiuest australian Ken Rigby  ;“Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, një dëshirë që dëmton, një veprim që lëndon një disbalacë në forcë midis personave një persëritje në mënyrë (tipike) një përdorim i padrejtë i forcës një kënaqësi e dukshme e agresorit si dhe një ndjenjë e përgjithshme e  të qënit mbizotërus ndaj viktimës. “

Bullizmi zakonish kryhet në një përqindje me të madhe nga djemtë që duan të bëjnë të fortin ose të parin në shkolla, por po shikohet një rritje e përqindjes dhe nga vajzat të cilat dëshirojnë kundër dhe natyrë femërore, të sillen si djemtë ,të shajnë, të dhunojnë ,të poshtërojnë viktimat e tyre .

Të gjithë fëmijët adoleshentë edhe të rinj që janë viktimat e bullizmit mbas një trysnije të përsëritur psikologjike dhe fizike shfaqin simptoma anormale të shoqëruara me ndjenja frike dhe ankthi  për pasigurinë e tyre në ambjentet e shkollës. Kjo gjë ju krijon atyre trishtim mbyllje në vetvete, qëndrim në shtëpi të izoluar, mos vajtje në shkollë, rënje nga mësimet etj.  Gjithë kjo gjëndje shpirtërore anormale shfaqet  dhe me simptoma të tjera të jashtme si anoreksi, dhimbje koke, dhimbje stomaku, të vjella, përgjumje ose gjumë të trazuar etj.Nëqoftëse kjo gjëndje nuk menaxhohet mirë  nga personi i viktimizuar, ndihmuar nga shkolla prindërit, shoqëria, atëhere  gjëndja përkeqësohet kalon në dëshpërim, kthehet në depresion dhë lë pasoja gjatë jetës dhe mund të marë trajta të ndryshme sëmundjesh psikologjike dhe fizike dhe mbi të gjitha  këtyre siptomave, personi i bullizuar  tenton vetëvrasjen. Sipas mjekëve psikiatër bullizmi e shton 6 derri në 9 herë idetë për suicid (vetëvrasje), ose nëqoftëse rrethjanat do të vinë në favorin e viktimës ai mund të kthehet në një hakmarës duke u bërë  nga i viktimizuar në viktimizues.

 Personat ose grupe që kryejnë bullizëm zakonisht janë pasqyrim i familjeve që kanë konflikte brënda tyre, ose janë tolerant ndaj dhunës duke i yshtur fëmijët e tyre të bëjnë të fortin nëpër shkolla. Disa të tjerë që kanë personalitet të cunguar për shkak të paaftësive intelektuale, dhunojnë për të bërë liderin dhe kontrollin me anë të force verbale apo fizike në shoqërinë ku janë. Të tjerë  kanë problem dhe deformime  psikologjike që duke viktimizuar të jerët ndjejë kënaqësi dhe përmbushje,ky  tregues i një personaliteti antisocial me rezikshmëri shoqërore, që duhet trajtuar patjetër nga profesionistët e  shëndetit mendor apo këshilluesin,punonjës social, psikologu.

Fatkeqësisht   bullizmi në përqindjen më të madhe kryhet në ambjentet e shkollave në moshën fëminore të nxënësve dhe adoleshënte por nuk përjashtohen raste edhe te të rinjtë. Ky fenomen  po ta mendosh drejt  është një paradox kulturoro­- social, sepse shkolla aspirohet të jetë si vëndi i shënjtë ku mësohet dija kultura, emancipohen brezat,duke u bërë më të mirë se pasardhësit tanë të  çliruar nga konfliktet fisnore ,gjinore,klasore,që  i përkasin primitivizmit social.

Pavarësisht ndërgjegjësimit që po i  bëhet  këtij fenomeni nëpër shkolla me biseda, punës së diferencuar të psikologut punonjësit social, ndërhyrjes prindërore, por edhe të vetë organizmave mbrojtës të fëmijëve siç është Linja Kombëtare e Këshillimit të Fëmijës Alo 16 CRCA në Shqipëri e mbështetur nga UNICEF, përsëri sipas statistikave në botë edhe në shqipëri bullizmi po përhapet si një epidemi me shumë viktima. Nga studimi i fundit në rang kombëtar nga studies europian dhe shqiptar në 141 shkolla nga klasa e  4  deri në të mesme,  sipas pytjeve nxënës mësues dhe prindër u kostatua se 1 në 5 nxënës ose  mbi 20% janë prekur nga siptoma e bullizmit nëpër  shkolla,  10% ja viktima, 6% agresor dhe 4% agresor edhe viktima bashkë.

Si katekist ( mësues feje) në K.O.A.SH  dhe si prind me fëmijët e kësaj  moshe ndihem i shqetësuar dhe  mendoj se nuk duhet të rimë indiferent duke thënë vetëm “larg shtëpisë time”, por secili sipas statusit dhe mundësisë  duhet të japi kontributin që fenomeni të mos përparojë dhe të bëhet “epidemi sociale” ashtu siç po e ka trendin.  Shumica e atyre që janë marë më problemin e bullizmit si shkak dhe parandalim pavarësisht punës dhe rezultateve që duhen përshëndetur, mendoj se kanë injoruar një fakt shkak dhe kryesor, që e ushqen bullizmin dhe që i shton viktimat e tij.

Është mungesa e besimit tek Perëndia!

Po, sepse pavarësisht laicitetit të shoqërisë dhe sistemit arsimor, mohimi i faktorit Perëndi për formimin e nxënësve sipas idesë marksiste “feja opium për popullin”, koha po na tregon se nuk ka qënë gjë e mirë dhe nuk solli rezultatet të përsosjes morale siç pritej, përkundrazi  siç po shikojmë shthurja dhe aroganca është  shtuar nëpër shkollat ku injorohet formimi fetar.  Jo vetëm në Shqipëri që trashëguam një sistem arsimor ateisto komunist të imponuar, por edhe në vëndet me një liri demokratike të shprehjes, injorimi i mësimit fetar mbi krijimin e botës dhe njeriut dhe mëshimi  i teorisë ateiste mbi krijimin si ai darvinist “evolucionit të llojeve”, ku specia më e fortë zhvillohet duke sunduar dhe asimiluar më të dobtin e ka dhënë produktin e vet, i cili siç thamë  më sipër është  fenomeni  i bullizmit.

Ai fëmijë adoleshent apo i ri që është indoktrinuar nëpër shkolla  me idenë ateiste se nuk ka një Perëndi Krijues, i cili është i kudondodhur, plot Dashuri  për çdo qënie njerëzore, por edhe i Drejtë që e shpërblen të mirën dhe e dënon padrejtësinë,duke mos patur frikë perëndie  e ka shumë të lehtë që duke ju shmangur syve të mësuesve, prindërve, autoriteteve, ligjit, të abuzojë me të tjerët dhe aq më tepër mos ta vrasë ndërgjegjja, përkundrazi të ndjejë kënaqësi në përmbushje të vullnetit shqisor ,mishor,  i pasionshëm i cili udhëhiqet nga instiktet e ulëta si ato të kafshëve të ligjit të xhunglës, ku më i forti sundon më të dobtin dhe ngrihet  mbi viktimat e tij sipas “spirales evolucioniste” .Sipas teologjisë(mësimi fetar)  ky vullnet vjen nga derfomimi psiko- somatik i njeriut për shkak të mëkatit të pare ( Adamit- Eva) që e rëzoj njeriun nga qënje e përsosur  morale  plot dashuri shoqërore, në qënje konfliktuale me Zotin, me veten ,të afërmin, krijimin. Ky  deformim   trashëgohet nga brezi në brez në atë që quhet, mëkati fillestar ose stërgjyshor.   Por vullneti  shqisor  mishor frymëzohet dhe udhëhiqet edhe nga një frymë e padukshme armiqësore, satanai (kryeëngjëlli i rënë) i cili është plot ligësi dhe cmirë për njeriun i krijuar sipas ikonës së Perëndisë.

Djalli është shkaku primar i rënjes morale dhe i çdo konflikti midis njerëzve ashtu siç bëri me dy vëllezërit e pare  duke nxitur  Kainin që nga zilia dhe cmira të vrasë vëllain e tij të vogë i Abelin. Këtu starton çdo akt dhune psikologjike dhe fizike midis njerëzve që në esencë njerëzore janë vëllezër se vijnë nga e njëjta fare(AND) dhe natyrshëm sipas ligjit natyror duhet ta duan dhe kujdesen për njëri tjetrin, por fatkeqësisht ndodh e kundërta. Nëqoftëse ky vullnet shqisor nuk do të ndalohet nga një trajtim i urtë nëpërmjet edukimit me anë të prindërve, shkollë, shoqërisë dhe sidomos fesë dhe nuk do orintohet  tek vullneti mendor, që ka të bëjë me mëndjen (shpirtin) që është më i lartë se ai shqisor dhe udhëhiqet nga Zoti në përmbushje të ligjit të dashurisë  “duaje Zotin dhe të afërmin si veten tënde”  atëhere ne po dështojmë si shoqëri dhe po risim vetë një brez te ri agresiv dhe të dhunshëm si thuhet në Bibël; “në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira ,sepse njerëzit do të jenë egoist, krenar ,blasfemues, të pabindur ndaj prindërve,mosmirënjohës, të paudhë, të padhemshur,të papajtushëm,shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që se duan të mirën,,( 2 Timothe 3; 1- 3).

Mësuesit e kishës  na thonë se tek njerëzit ekzistojnë dy vullnete që luftojnë njëri me tjetrin. Njëri bën pjesë në anën e mëndjes të shpirti tonë prandaj quhet dhe vullneti mendor që është më i lartë, tjetri i takon anës shqisore dhe quhet dhe i pamënd , mishor vullnet i pasionshëm. Vullneti i epërm dëshiron përherë të mirën por i ulti asgjë përvëç të ligës. Kur e lëmë këtë fuqi shqisore të çlirohet me pasion, ajo prodhon adrenaline me tepri shton fuqinë dhe kënaqësinë në psiqikën. Kur  i nënshtrohemi këtij vullneti shqisor atëhere gjëndja kthehet në dicka emergjente në varësi në ves. Prandaj edhe ata që kryejnë bullizëm ndjejnë “kënaqësi” dhe për shkak të kësaj e ripërsërisin bullizmin e tyre tek viktimat si një rreth vicioz, si një drogë që të duhet ta marësh patjetër, kjo funksionon  jo vetëm për të riturit por edhe çdo moshë të vetëdijshme.  Apostull Pavli e trajton këtë çështje: “Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua.Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm, por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? I falem nderit Perëndisë me anë të Jisu Krishtit, Zotit tonë. ( Rromak 7; 20- 25)

E kundërta e ateistit, individi që beson në një Zot të dashurisë, duke patur frikë perëndie , “ që është fillimi i diturisë” ( Proverbat 1:7) fillon  të ketë një ekuilibër mendor si fillim ai kryhen dhe përmbush  ligjin natyral të qënies njerëzore, “mos i bëj tjetrit atë që nuk duan të ta bëjnë ty” dhe me fuqinë dhe hirin e Perëndisë përmbush ligjin shpirtëror dhe aktiv  “Por, ashtu siç dëshironi që t`ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta”( Luka 6:31).Besimtari  është i ndërgjegjshëm që çdo veprim i mirë apo i keq, që i bëhet një njeriu, i bëhët Zotit Krijues i cili  ka krujuar çdo  njeri  sipas ikonës së tij në mënyrë personale prandaj dhe Krishti  tha: “Cdo gjë që jua keni bërë këtyre  vëllezërve  të mij më të vegjëlve ma keni bërë mua”.( Mateu 25;  40)   Kjo terapi jep shumë rezultat tek njerëzit (fëmijë, adoleshent, të rinjtë) që kontrollohen nga pasioni i bullizmit kundë të tjerëve  sepse  Krishti tha ;“unë erdha per të shëruar të sëmurët dhe të fal mëkatarët”. ( Luka 5:31-32)

Por dhe trajtimi i viktimave të bullizmit nuk mund të bëhët pa një besim dhe ndërhyrje të Perëndisë së dashurisë i cili ka krijuar çdo njeri në pëllëmbën e dorës së tij. Viktimat e bullizmit  vuajnë se nuk kanë një pikë ku të mbahen apo një vënd ku të strehohen, sepse edhe kur kërkojnë ndihmën e mësuesve, psikologëve apo edhe të prindërve në shumicën e rasteve ata nuk gjejnë mirëkuptim dhe mbrojtje të sigurtë, madje bullizmi ka raste të denoncuara që stimulohet edhe nga mësuesit arogant, apo prindër te papërgjejshëm,që  nuk japin rëndësi  ose janë vetë të dhunshëm, kështu viktimat  gjënden të  tradhëtuar dhe të vetmuar mes dhunës fizike dhe psikologjike në shkollë dhe në shtëpi, si një i goditur në ring duke pritur goditjen përfundimtare. Kjo i çon ata në një gjëndje të pa shpresë dëshpëruse e cila kthehet në depresion dhe fatalitet.

Askush nuk mund ta zëvëndësojë rolin e Zotit në psiqikën njerëzore. Njeriu i afërm kushdo qoftë mund të arijë deri në “lëkurën” tonë, kurse Zoti si Frymë mendore depërton në thelb të qënjes njerëzore, Ai heton veshka, (ndjenjat), zëmër (dëshirat). Njeriu eshtë një qënie metafizike i krijuar që ta kërkojë dhe pranojë Zotin në thelbin e qënies së tij në mëndje, zëmër, në shpirtin e tij, siç e përcakton  dhe Shën Agustini; “Ti na ke krijuar në atë mënyrë që zemra jonë nuk do gjejë prehje deri sa të mbushet me praninë tendë”. Trajtimi i këtyre fëmijëve  me besimin që nga  fjala e Zotit që janë jetë për shpirtin bëhen mëse të domosdoshme në terapinë e reabilitimit e viktimave të bullizmit. Shumë vargje biblike janë aq të afta nga bukuria dhe fuqia e Perëndisë për ta bërë të ndjeshëm çdo shpirt të kalçifikuar nga dëshpërimi aq më shumë shpirtin e brishtë të një fëmije. Për shëmbull në Bibël citohet; “Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte”( Psalmi 27:10). Prandaj në krishtërim Perëndia thiret  Ati ynë.  Perëndia është i përsosur në dashuri dhe shënjtëri dhe nuk ndryshon dhe të zhgënjen si njerëzit të cilët fatkeqsisht  mund të jenë shumë të afërt.Kur shpirti sëbashku me vullnetin mendor bashkohet me  Atin (Perëndin) me anë të besimit lutjes i ndihmuar nga prindërit arsimimi I drejtë  dhe mbi të gjitha Kisha,që është shtylla e së vërtetë dhe  spitali për shërimin e çdo sëmundjeje shpirtërorë dhe trupore,atëhere ndodh vërtet  që personi i viktimizuar nga bullizmi jo vetëm do të shërohet nga plagët e shpirtit të tij por do të marë fuqi dhe guxim duke mundur frikën dhe duke thirur “Zoti është drita ime dhe shpëtimi im, Zoti është fuqia e jetës sime, nga cili do të kem frikë (Psalmi 261).

Ne si të krishterë kemi një model shumë frymëzuaes përballë çdo sfide të çdo moshe, ky është vetë Biri i Perëndisë  Jisu Krishti  , i cili si njeri u përndoq nga armiqtë e tij që fëmij e deri në fund të jetës në kryq. Por  kryqi për Krishtin nuk ishte fundi, por lavdia e përjetëshme ashtu sic thuhet : “duke i drejtuar sytë te Jisui, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë.Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj.” ( Heb 12:1-3) Krishti  u thotë besimtarëve të tij të çdo moshe; “Lum ju kur ju shajnë dhe ju përndjekin… sepse një gëzim i madh ju prêt në qiell”(Mateu 5 12). Por jo vetëm Krishti që është Zot dhe Njeri i përsosur, por dhe shënjtorët që janë imitimi i Krishtit në masa të ndryshme shënjtërie ndikojnë dhe janë frymëzim për fëmijët, të rinjtë ,burra dhe gra sepse ata janë të të gjitha moshave dhe u shënjtëruan duke përballuar me durim gjatë jetës së tyre   ngasje, prova, tundime, mundime madje dhe vdekje martirike dhe shumë prej tyre janë edhe fëmijë që të çudisin më heroizmin e tyre dhe duhen imituar.

Është për të ardhur keq që kur trajtohen këto tema kaq psikologjike në media injorohet mendimi fetar i shpehur nga klerikë teolog dhe i jepet përparësi vetëm, psikologëvë dhe punonjësve social. Me gjithë respektin për shkencën e re të psikologjis e cila ka filluar të trajtojë temat e psiqikës njerëzore në fillim të shek XIX  ,këto të trajtuara nga Kisha dhe etërit e shënjtë prej shekujsh, prapë psikologjia dhe psikologu është i pa mjaftueshëm për të shëruar plagët e bullizmit e cila ka të bëjë siç cituam  me vullnetet shqisore dhe mendore. Duhet bërë një dallim esencial midis psikologut që mund të konstatojë pasojën por jo tamam shkakun, sepse gjërat psikologjike varen nga vullneti mendor që udhëhiqet nga Zoti, apo vullneti shqisor që udhëhiqet nga i ligu dhe ketë fakt, shkak- pasojë psikologjia nuk e mer në konsiderat. Prandaj në Kishën Orthodhokse njerëzit me problem psikologjike trajtohen ne konsultë me atin rëfyes, një prift i përzgjedhur i cili jo vetëm dëgjon mëkatet, gabimet brengat, por duke njohur shkakun, me anë të lutjes së Kishës trasmeton Hirin e Perëndisë i cili fal çdo mëkat dhe shëron çdo sëmundje, largon çdo  brengë, azgjeson çdo shkak  dhe drejton çdo pasojë në derformim e  psiqikës të prishur kur je bërë viktimë ose viktimizues nëpërmjet bulizmit ose të çdo gjë tjetër të ligë që na kontrollon dhe na turturon.

Në fund  mendoj se në sistemin arsimor duhet të  vendoset  lënda fetare, jo vetëm si njohuri mbi fenë, por një program i orientuar sakte nga komunitetet fetare që këshillojnë dhe frymëzojnë parimin bazik të fesë ;“Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten” ( Luka 10:27)

Kjo është terapia më efikase kundër bullizmit dhe viktimave të tij. Në të kundërt nqs do të injorojmë këtë terapi dhe do largojme fëmijët nga Zoti i dashurisë  do të jemi fajtorë për brezin agresiv dhe të dhunshëm  që po risim sipas parimit “çfarë do të mbjellim dhe do të korim”.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Te faleminderit z. çako. Besoj se e kuptova çfare na qenka “bullizmi”, sepse i pershtatet plotesisht atyre qe kane ngritur nje çader ne bulevard. Si thua e kuptova mire bulizmin qe juu na e treguat teorikisht, sepse une mendoj se fizikisht bulizmi ne shoqerine tone jane “çadrallinjte”. Nese nuk e kam kuptuar, je i lutur te na e sqarosh edhe me thjeshte sepse helbete : gjinie pa shkolle jemi zoti hetues”. Fevziu i krekosur

    Përgjigju ↓