SPORT

Një këshilltar luksi për Gaz Demin, Luçiano Moxhi pjesë e Partizanit

14:34 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, tani do të ketë një këshilltar të ri. E jo një dosido, por ish-drejtorin e përgjithshëm të Juventusit, Luçiano Moxhi.

79-vjeçari, të cilin së fundi drejtësia italiane e përjashtoi nga çdo veprimtari futbollistike përtej Adriatikut, ishte sot në mjediset e klubit të kuq, ku hodhi firmën në kontratë.

Pak minuta më pas, lajmin e bëri të ditur edhe klubi me një njoftim në ueb-faqen zyrtare: “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Luçiano Moxhin, ish-drejtues i klubeve më prestigjoze në arenën ndërkombëtare.

Konsulenca e z. Moxhi te Partizani do të jetë prezente për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistojë në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike, organizative dhe marketing. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moxhi zotëron, do t’i mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare”. /PanoramaSport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.