EKONOMI

Pronarët, qeveria akordon 417 milionë lekë për kompensim

10:37 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

 

Miratohet fondi 417 milionë lekë për kompensimin e pronarëve në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Durrës. Vendimi është marrë dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku përcaktohen sipërfaqja dhe fondi i kompensimit financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet informale. Masa e kompensimit është 20 872,79 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 417 065 686,31 lekë. Qeveria ngarkon Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Durrës, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, pronarët që përfitojnë kompensimin duhet të aplikojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave duke plotësuar formularin-tip dhe duke dorëzuar gjashtë dokumente. Kostoja e aplikimit është 2.000 lekë, ndërsa afati i shqyrtimit të kërkesës është 90 ditë. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga pranimi i kërkesës verifikon dokumentet, ndërsa drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, brenda 30 ditëve nga verifikimi firmos pagesat.

Pranimi i kërkesave

Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura. Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes.

Dokumentet

Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së Tiranë kërkesën-tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Sipas ligjit, për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2.000 lekë, pavarësisht se i përket së njëjtës pasuri të paluajtshme

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Besoj qe eshte me e drejte qe te mbyllen edhe kestet e fundit per VJM qe qe kane dale qe ne vitin 2009. Mbylli a e keture detyrimeve qe vine nga kompesimi I plote I pronareve te cpronesuar nga legalizimet., I hap rruge legalizimut Dhe paisjes me certifikata pronesie te Legalizuar.

    Përgjigju ↓
  2. Pa u bere kompesimi 100 per 100 pronaret e cpronesuar nga legalizimi nuk ka perfundim te proces it. Mbylli detyrimet qe kane qe nga viti 2009. Dale per kompesimi
    Ka mbetur vetem pak per te perfunduar kete proces qe do te jete perfundim rare Dhe do te paise realisht me certifikat pronesie te Legalizuarit.

    Përgjigju ↓