KULTURË

Video/ Kompozitori shqiptar, injoron Kumbaron, largohet nga konferenca: Do iki të bëj drekën!

12:29 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjatë një aktiviteti për projekt-ligjin mbi pronësinë intelektuale në të cilat ishin të pranishme ministret Mirela Kumbaro, Milva Ekonomi dhe Milena Harito, kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo ka qenë disi i ashpër gjatë fjalimit të tij. Ai pasi e ka përfunduar është larguar pa pritur përgjigje nga ministret, e sidomos nga ministrja e Kulturës, Kumbaro.

“Kjo na intereson, nuk na interesojnë imazhe. Ne flasim në të shkuarën, krahasimet i bëjmë gjithmonë, fusim dhe pak politikë brenda. Nuk na duhet e shkuara se çfarë është bërë, na duhet se çfarë bëhet sot. Kaq ishte fjalimi i im, se do të shkoj të bëj drekën”, – u shpreh Lalo, duke u larguar nga podiumi.

Në çastin kur po i drejtohej derës, Kumbaro, i ka thënë Lalos të priste përgjigjen. Mirëpo, ai nuk ka ndaluar dhe i është kthyer ministres: “Nuk e dua, jepua këtyre, unë nuk fola për vete”,- tha kompozitori Lalo, duke u larguar më pas nga konferenca. “OraNews”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.