KULTURË

Art Kontakt, (vi)demokracia nëpërmjet artit

17:56 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Arti vjen përpara demokracisë”, thoshte regjisori i famshëm Alfred Hitchcock. Nisur nga kjo, “Art Kontakt” organizoi të enjte me 27 Prill, në kuadër të javës së demokracisë vendore eventin final të projektit Videmokraci. Ky projekt synoi forcimin e demokracisë vendore për qytetarët e Tiranës që ti bëjë ata me aktivë, t’i nxjerrë nga indiferenca dhe pasiviteti ndaj çështjeve që lidhen me qytetin.

Organizatoreët thanë se të vetëdijshem që promovimi i vlerave ëte demokracise lokale ka nevojë për aktivizëm dhe kreativitet që të luajnë rolin e katalizatorit në një qytet si Tirana që përjeton dinamika social/politike/kulturore të vrullshme, pjesëmarrësit garuan për eventin final të datës 27 Prill, ku u shpallën 3 videot me të mira të vleresuara nga juria dhe publiku i rrjeteve sociale. Në këtë projekt u realizuan ëorkshope me rreth 150  studentë e gjimnazistë, ku dolën në pah këndvështrime individuale të projektuara drejt përditshmërisë së qelizave qytetare, si dhe problematikave që prekin Tiranën si betonizimi, hapësirat publike, raporti media-pushtet, vota e lirë etj.

Në ditët e sotme arti, dhe veçanërisht video ka marrë një fuqi të madhe, e tillë që u lejon të rinjve të komunikojë në mënyrë krijuese mesazhin qytetarëve, duke rritur emancipimin e tyre nëpërmjet mesazhit politik që arti përmban. Videmokraci është një projekt që bazohet në aspiratat e qytetarëve shqiptarë për të shembur mure dhe për të ndërtuar një shoqëri të hapur, për ta trasferuar pushtetin nga pakica tek shumica, kulturalisht dhe politikisht, dhe për një drejtësi sociale, dhe shanse të barabarta. Përfshirja aktive e komunitetit dhe veçanërisht të rinjve është thelbësore për vendimarrjen lokale. Sot të rinjtë janë shumë të shqetësuar mbi vendimet e Bashkiv, si për shembull ato mbi planet urbane, apo mungesën e konsultimeve me publikun.

Në këtë aspekt arti, dhe veçanërisht videokonceptuale apo videove të animuara, që e shpërndarë në mediat sociale, bëhet një instrument i fuqishëm për të sensibiluzar opinionin publik dhe për të korigjuar vendimarrjet e gabuara dhe arbitrare. Me një insta-film, jo më të gjatë se 2 minuta, të rinjtë sollën në fokus çështje të demokracisë vendore, korrupsionit, trasparencës, mbrojtjes së mjedisit dhe hapësirave publike. Studentë të degëve gazetarisë, arkitekturë, shkencave sociale politike, të rinjtë e Licut Artistik realizun video bazuar në këto tematika.

Ky event u kthye në një festë artiku u ndërthurën video, aktivizmi, muzikën, teknologjia. Çmimi i videos më të arrirë shkoi për videon ‘Mazeophobia’, të realizuar nga Megi Bilo, Serdan Elezaj dhe Angjelo Sevo. Studentët e Arkitekturës dhe dizanjit Ani Jasa, dhe Julian Plaka morën çmimin e videos më të mirë konceptuale me videon e tyre ‘Candy Concrete’. Çmimi i videos më të mirë të animuar shkoi për videon e realizuar nga Bleona Cara “Qyteti që më dhuruan”, ndërsa publiku zgjodhi me anë të pëlqyeshmërisë në rrjetet sociale çmimin e publikut të shkonte për autoren e videos ‘Darkness’, Jona Kazanin.

Qëllimi i eventit nuk ishte vetëm denoncimi i problemeve shqetësuese por gjithashtu synonte dhe rritjen e ndergjegjesimit të qytetarëve permes medias, artit dhe të rinvje. Pjesëmarrës në event ishin kryesisht studentë por nuk munguan as njerëz të njohur e me ndikim në media. Eventi ishte tërësisht i bazuar në art. Disa karikaturistë nga Akademia e Arteve ironizuan sistemin demokratik me anë të karikaturave të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.