BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Spahiu ‘shtrydh’ fytyrën, ndryshimi i Mejdanit, Biberaj, qesh mirë kush qesh i fundit

16:00 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Spahia ‘shtrydh’ fytyrën, Ndryshimi i Mejdanit, Biberaj, qesh mirë kush qesh i fundit





Biberaj, qesh mirë kush qesh i fundit
Ish-zv/presidenti i KE-së Aleksandër Biberaj edhe pse nuk është më në këtë post, duket se nuk e shqetëson shumë ky fakt. Karriera e tij politike pavarësisht luhatjeve ka rezultuar të jetë me fat për Biberajn, i cili pësoi një lloj ‘goditje’ po politike me largimin e ‘pabesë’ nga karrigia europarlamentare. Megjithatë kjo nuk i ka larguar buzëqeshjen, me anë të së cilës reflekton atë shprehjen ‘qesh mirë kush qesh i fundit’. Çfarë ta ketë lumturuar kaq shumë demokratin e ‘zhgënjyer’? Mbase drita jeshile është hapur në një tunel tjetër.


Spahia ‘shtrydh’ fytyrën
Legalisti Ekrem Spahia rishfaqet në sytë e publikut. I pranishëm në një kokteil, i veshur shik dhe modern, me një gotë shampanjë në dorë, duke se diçka i ka bërë përshtypje. Mbase ajo që i kanë thënë i ka tingëlluar si diçka e rëndomtë dhe aspak pëlqyese që ka nxitur Spahinë të shtrëmbërojë fytyrën sikur po ha limon. Pamje e gëzueshme, por disi qesharake në kuptimin pozitiv.


Ceka dhe Mustafaj, një buzëqeshje demokratiko-aleanciste
Politika i ndan ‘militantët’ e saj, por nuk është e thënë se kjo ndodh gjithnjë. Besnik Mustafai dhe aleancisti Neritan Ceka përveçse po përfitojnë pak minuta të ecin bashkë, pse jo i dhurojnë publikut një buzëqeshje për të cilën politika shqiptare e vjetër ka nevojë.
Mos vallë një fryme e re po hyn shtigjet e saj, duke bërë që deputetë e politikanë të jenë miqësore e diplomatikë pavarësisht divergjencave që mund të kenë pasur vite më parë?!

Ndryshimi i Mejdanit
Kohët e fundit është vënë re të jetë i pranishëm në shumë aktivitete kulturore të organizuara në Tiranë. Herë vetëm dhe herë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, si në rastin në fjalë, ish-presidenti Rexhep
Mejdani duket se ka ndryshime edhe në vetvete. Nëse më parë do e shihnim të veshur gjithmonë me kostum dhe kollare, ka disa kohë që kjo e fundit është zëvendësuar nga shalli i stilit “trandy”, që shoqëron këmishën. Kjo është pamja e re e Mejdanit, i cili siç shihet nuk ndihet keq me veten dhe të tjerët…përkundrazi.
Ky shkrim u botua më 28 Shkurt 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.