Tech

Dhuna në Parlament, reagon Zaev: Tentativë për vrasje, dhunuesit ishin pjesëtarë policie

15:05 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka reaguar një ditë pas dhunës së ndodhur në Parlamentin e Maqedonisë, ku u gjakos nga përkrahësit e Nikolla Gruevskit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Parlamentit të Maqedonisë. Ai ka pohuar se disa nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë, ndërsa ka akuzuar Ivanov si përgjegjësin kryesor për atë që ndodhi brenda dhe jashtë Kuvendit. Gjatë një deklarate për mediat Zaev, i cilësoi disa të tjerë si banditë që kishin për qëllim likuidimin e tij.

“Kemi bërë një hap të madh në proceset demokratike sipas shumicës parlamentare. Kemi bërë hapin e parë me zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe do të vazhdojmë me formimin e institucioneve tjera. Uroj Xhaferin dhe e mbështesim atë. Ajo çka ndodhi mbrëmë ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore. Disa nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë. Ivanov është përgjegjës për atë që ndodhi brenda dhe jashtë kuvendit. Dhuna është rezultat i regjimit. Nuk guxojmë që të biem pre e provokimeve që duan ta izolojnë dhe ta ndajnë Maqedoninë. Dhuna që ndodhi mbrëmë nuk është vlerë demokratike”, – ka thënë Zaev.

Ai gjithashtu tha se shumica parlamentare është me qytetarët dhe bashkë me BE-në, SHBA-të, NATO-n dhe tërë ndërkombëtarët. “Maqedonia shkon përpara, bëhuni pjesë e historisë së Maqedonisë”, tha Zaev. Ai e hodhi poshtë ftesën e Ivanovit për takim liderësh pasi që sipas tij, edhe ai është pjesë e kësaj dhune. “Ku ta mbajnë takimin, në Spital me Ziadin Selën? I dimë si janë rrethanat. As nuk mendojmë për një takim liderësh”, tha Zaev. Zaev ka apeluar deri te institucionet kompetente, gjegjësisht Prokuroria Publike që t’i ndërmerr masat e duhura për zbardhjen e rastit pasi që “dëshmi ka deri në qiell”.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve se si e komenton mungesën e Ali Ahmetit, ai potencoi se gjithçka ka qenë e koordinuar mes partnerëve të koalicionit.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.